
Shqipëria ngjitet me nëntë pozicione në renditjen botërore të OKB-së për qeverisjen digjitale
Shqipëria është ngjitur me nëntë pozicione në renditjen botërore të OKB-së për qeverisjen digjitale, duke kaluar nga vendi i 62-të në vitin 2024, në vendin e 53-të në botë në vitin 2026.

Shqipëria është ngjitur me nëntë pozicione në renditjen botërore të OKB-së për qeverisjen digjitale, duke kaluar nga vendi i 62-të në vitin 2024, në vendin e 53-të në botë në vitin 2026.
Raporti më i fundit i Kombeve të Bashkuara, UN E-Government Survey 2026, konfirmon progresin e Shqipërisë në zhvillimin e qeverisjes digjitale, duke e pozicionuar vendin tonë në kategorinë më të lartë të vlerësimit, “Very High”.
Indeksi i Zhvillimit të Qeverisjes Elektronike (EGDI) është rritur nga 0,8000 në vitin 2024 në 0,8285 në vitin 2026, duke reflektuar përmirësimin e përgjithshëm të treguesve të qeverisjes digjitale.
Një rezultat i rëndësishëm është edhe rritja e Indeksit të Kapitalit Njerëzor (HCI) në 0.9082, si dhe përmirësimi i indeksit të shërbimeve online, duke dëshmuar avancimin e Shqipërisë në zhvillimin e qeverisjes elektronike.
Ky rezultat shënon një tjetër hap përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt një administrate publike më moderne, efikase dhe të orientuar drejt qytetarit, si dhe forcon pozicionin e saj në hartën globale të qeverisjes digjitale.
Burimi ATSH

















