Rama: Aeroporti i Tiranës, 300 mijë pasagjerë në 10 ditë, gati për rekorde të reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet një nga portat kryesore hyrëse të vendit për udhëtarët ndërkombëtarë


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet një nga portat kryesore hyrëse të vendit për udhëtarët ndërkombëtarë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në lidhjet ajrore të Shqipërisë me destinacionet europiane dhe më gjerë.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale deklaroi se ky aeroport ka regjistruar një tjetër shifër rekord të fluksit të udhëtarëve, me 300 mijë pasagjerë që kanë udhëtuar në 10 ditët e para të nëntorit.

Ndërsa ndau pamjet e punimeve që po kryhen për zgjerimin e infrastrukturës aeroportuale, me synim përballimin e një numri edhe më të madh udhëtarësh, Rama bëri të ditur se vetëm më 1 nëntor në aeroport u regjistruan 38 670 pasagjerë dhe 226 fluturime brenda një dite.

Paralelisht me rritjen e trafikut ajror, në aeroport po zhvillohet një proces intensiv punimesh për transformimin dhe zgjerimin e infrastrukturës, të cilat po realizohen gjatë natës, në mënyrë që të mos pengohet funksionimi i përditshëm i tij.

Rama tha se punimet kanë nisur më 9 nëntor dhe parashikohet të përfundojnë më 27 nëntor, pas 12 netësh pune intensive.

Në këtë projekt janë angazhuar 380 profesionistë, mes tyre 50 inxhinierë, si dhe një flotë prej 130 kamionësh, 12 ekskavatorësh dhe 30 betoniere. Ndërhyrja përfshin shtrimin e më shumë se 190 mijë metrave katrorë shtresë të re asfalti.

Përfundimi i punimeve më 27 nëntor synon krijimin e kapaciteteve të reja për përballimin e fluksit në rritje të pasagjerëve dhe për të mbështetur zgjerimin e aktivitetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në vitet e ardhshme.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Aeroporti i Tiranës, 300 mijë pasagjerë në 10 ditë, gati për rekorde të reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet një nga portat kryesore hyrëse të vendit për udhëtarët ndërkombëtarë

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Aeroporti i Tiranës, 300 mijë pasagjerë në 10 ditë, gati për rekorde të reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet një nga portat kryesore hyrëse të vendit për udhëtarët ndërkombëtarë