Investimet publike për vitin 2027 parashikohen në 200.3 miliardë lekë

Investimet publike për vitin 2027 parashikohen të arrijnë në 200.3 miliardë lekë, ose 6.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke mbështetur projekte të rëndësishme në infrastrukturë, shërbime publike dhe zhvillim ekonomik.


Investimet publike për vitin 2027 parashikohen të arrijnë në 200.3 miliardë lekë, ose 6.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke mbështetur projekte të rëndësishme në infrastrukturë, shërbime publike dhe zhvillim ekonomik.

Gjatë prezantimit në Kuvend të projektbuxhetit për vitin 2027, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se qeveria synon të ruajë një nivel të lartë të investimeve publike edhe përgjatë periudhës 2027–2029, me një mesatare prej 6.6% të PBB-së në çdo vit buxhetor.

Në këtë kuadër, parashikohet të përfshihen edhe investime të reja publike që mund të financohen në kuadër të Planit të Ri të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Një tjetër element i rëndësishëm i këtij buxheti janë Investimet Publike. Për vitin 2027, ato parashikohen në 200.3 miliardë lekë, ose 6.9% e PBB-së, duke mbështetur projekte të rëndësishme në infrastrukturë, shërbime publike dhe zhvillim ekonomik.

“Kjo qasje do të vijojë edhe në periudhën 2027–2029, ku investimet publike synohet të mbeten mesatarisht në nivelin 6.6% të PBB-së në çdo vit buxhetor, duke përfshirë edhe investimet e reja publike që potencialisht do të mundësohen në kuadër të Planit të Ri të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, i cili synon nxitjen e një rritje potenciale më të lartë dhe konvergjencë më të shpejtë me ekonomitë e BE-së”, tha ai.

Ministri u ndal edhe tek financimi i pushtetit vendor. Sipas ministrit Malaj, shpenzimet për buxhetin vendor në vitin 2027 parashikohen të arrijnë në 114.6 miliardë lekë, me një rritje prej 17% krahasuar me vitin 2026.

“58.6 miliardë lekë do të vijnë si të ardhura nga vetë financat vendore, 56 miliardë lekë vjen si mbështetje nga buxheti i shtetit nëpërmjet formës së transfertës së pakushtëzuar dhe transfertës sektoriale”, tha ai.

/Marrë nga ATSH

Investimet publike për vitin 2027 parashikohen në 200.3 miliardë lekë

Investimet publike për vitin 2027 parashikohen të arrijnë në 200.3 miliardë lekë, ose 6.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB),…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Investimet publike për vitin 2027 parashikohen në 200.3 miliardë lekë

Investimet publike për vitin 2027 parashikohen të arrijnë në 200.3 miliardë lekë, ose 6.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB),…