Projektbuxheti 2027, 3,83 miliardë lekë për nxitjen e punësimit dhe formimin profesional në vitin 2027

Programet e nxitjes së punësimit, Garancia Rinore, formimi profesional dhe shërbimet publike të punësimit do të mbështeten me 3,83 miliardë lekë në projektbuxhetin e vitit 2027.


Programet e nxitjes së punësimit, Garancia Rinore, formimi profesional dhe shërbimet publike të punësimit do të mbështeten me 3,83 miliardë lekë në projektbuxhetin e vitit 2027.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se politikat aktive të punësimit do të orientohen drejt mbështetjes së të rinjve, grave, personave me aftësi të kufizuara dhe kategorive që hasin vështirësi në integrimin në tregun e punës.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, shkalla e papunësisë ishte 8,3%, nga 8,6% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa shkalla e punësimit për grupmoshën 15-64 vjeç arriti në 69,1%.

“Megjithatë, përmirësimi i këtyre treguesve nuk e zgjidh plotësisht problemin e mospërputhjes ndërmjet aftësive dhe kërkesave të tregut të punës. Për këtë arsye, politikat aktive të punësimit synojnë të mbështesin veçanërisht të rinj, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe kategoritë që përballen me vështirësi për t’u integruar në tregun e punës”, u shpreh Ibrahimaj.

Për vitin 2027, sipas saj, janë parashikuar 1,2 miliardë lekë për subvencione dhe programe mbështetëse. Nga kjo shumë, 590 milionë lekë do të financojnë programet e nxitjes së punësimit, 400 milionë lekë masat e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, 130 milionë lekë Garancinë Rinore dhe 80 milionë lekë mbështetjen e kursantëve në formimin profesional.

Përmes këtyre instrumenteve synohet subvencionimi i punësimit, mbështetja e praktikave profesionale, vetëpunësimi dhe lehtësimi i hyrjes ose rikthimit të qytetarëve në tregun e punës.

Objektivi për vitin 2027 është përfshirja e 3600 pjesëmarrësve në programet e nxitjes së punësimit dhe Garancisë Rinore, nga të cilët 3091 në programet e nxitjes së punësimit dhe 509 në programet e Garancisë Rinore. Gjithashtu, parashikohet mbështetja për ndërmjetësimin dhe punësimin e punëkërkuesve me aftësi të kufizuara.

Një nga instrumentet kryesore për integrimin e të rinjve në tregun e punës është Garancia Rinore, e mbështetur nga Bashkimi Europian, e cila synon të rinjtë deri në 30 vjeç që nuk janë në punë, arsim apo formim profesional. Përmes saj, të rinjtë synohet të marrin, brenda katër muajve, një ofertë për punësim, arsimim, praktikë profesionale ose trajnim.

“Përmes këtij programi synojmë që të rinjtë të marrin brenda katër muajve një ofertë për punësim, aftësim, praktikë ose trajnim”, theksoi ministrja.

Pas fazës së pilotimit në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026 ka nisur shtrirja kombëtare e Garancisë Rinore. Sipas të dhënave të prezantuara nga Ibrahimaj, gjatë fazës pilot janë dhënë 3621 oferta për punësim, arsimim, praktikë ose trajnim, ndërsa 3355 pjesëmarrës kanë pasur rezultate pozitive nga skema, kryesisht në punësim.

Në drejtim të përmirësimit të shërbimeve publike të punësimit dhe bashkëpunimit me bizneset, ministrja bëri të ditur se deri në shtator 2026 janë punësuar 18 390 persona, ndërsa 15 320 biznese kanë përfituar nga shërbimet e agjencisë.

Këto masa synojnë të forcojnë lidhjen mes aftësimit profesional dhe punësimit, duke krijuar mundësi më të mira për integrimin e qytetarëve në tregun e punës dhe duke iu përgjigjur nevojave për fuqi punëtore të kualifikuar të bizneseve.

Marrë nga ATSH

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…