Ambasadorja e BE-së viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi kthehen në mundësi për gratë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma për fuqizimin ekonomik të grave, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe rolin e bashkisë në procesin e integrimit europian të vendit.


Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma për fuqizimin ekonomik të grave, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe rolin e bashkisë në procesin e integrimit europian të vendit.

Gjatë vizitës, ambasadorja u takua me një grup grash artizane që punojnë për ruajtjen e artit tradicional shqiptar të tezgjahut dhe u njoh me veprimtarinë e një punishteje të endjes së qilimave, të ngritur nga Fondacioni Joscelyn.

“Një eksperiencë shumë e bukur të njihja më nga afër artin tradicional të tezgjahut shqiptar në Elbasan. Sot takova një grup grash artizane që punojnë për të ruajtur trashëgiminë kulturore shqiptare”, u shpreh Moreira de Sousa.

Ajo theksoi se, përmes projekteve TWIST dhe RISE HER, Bashkimi Europian mbështet punishten, e cila ndodhet në një ambient të rinovuar, të konfiskuar më parë si pasuri e përfituar nga veprimtaria kriminale.

“Përdorimi i pasurive të konfiskuara nga krimi për të fuqizuar gratë dhe për të krijuar mundësi të reja biznesi është një shembull pozitiv që vjen nga Elbasani”, u shpreh ambasadorja.

Në kuadër të vizitës, Moreira de Sousa u takua edhe me gra që kanë përjetuar dhunë dhe që, me mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, kanë arritur të ndërtojnë aktivitetet e tyre ekonomike dhe të sigurojnë të ardhura për familjet.

“Takova gra që kanë përjetuar dhunë dhe kanë vendosur ta ndryshojnë historinë e tyre. Sot, ato drejtojnë bizneset e tyre dhe sigurojnë të ardhurat për familjet. Guximi i tyre është përgjigjja më e fortë ndaj dhunës”, theksoi ajo.

Ambasadorja vlerësoi rolin e organizatave World Vision dhe Forumit të Gruas Elbasan në mbështetjen e grave për zhvillimin e aftësive, sigurimin e të ardhurave dhe forcimin e vetëbesimit.

“Kur gratë janë të pavarura, familjet dhe komunitetet bëhen më të forta”, u shpreh Moreira de Sousa.

Ajo iu referua gjithashtu dhunës ndaj grave në Shqipëri, duke theksuar se, sipas të dhënave kjo dukuri prek një në dy gra në vend, pavarësisht prejardhjes apo statusit të tyre. Sipas saj, shumë gra ende nuk dinë ku të kërkojnë ndihmë.

Për këtë arsye, ambasadorja nënvizoi nevojën që shërbimet mbështetëse për gratë të kenë financim të qëndrueshëm në nivel vendor dhe kombëtar, dhe të mos mbështeten vetëm te donatorët.

Gjatë qëndrimit në Elbasan, ambasadorja e BE-së zhvilloi edhe një takim me kryetarin e Bashkisë, Gledian Llatja, dhe ekipin e tij, ku u diskutua roli i pushtetit vendor në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Moreira de Sousa theksoi rëndësinë e bashkive si aktorë kyç në këtë proces, ndërsa bëri të ditur se kryetari i bashkisë e njohu me mënyrën se si Elbasani po forcon kapacitetet përmes pjesëmarrjes në programin “Horizon Europe” dhe programe të tjera të financuara nga BE-ja.

Sipas ambasadores, këto programe ndihmojnë qytetin të përshtatë zhvillimin ekonomik dhe social me sfidat mjedisore dhe ato të infrastrukturës së qëndrueshme.

“Pa dyshim, Elbasani është një qytet ku ia vlen të rikthehesh, edhe për të shijuar trashëgiminë e tij të pasur kulturore”, përfundoi ambasadorja.

Marrë nga ATSH

Ambasadorja e BE-së viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi kthehen në mundësi për gratë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e BE-së viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi kthehen në mundësi për gratë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma…