Enkas! Telenovela japoneze “Vivant” ka hedhur baltë ndaj Kinës!

Me aktorë të njohur, kosto të lartë dhe mbështetje nga kryeministrja japonez, telenovela japoneze “Vivant”, sezoni i dytë, e transmetuar nga televizioni TBS, ka tërhequr vëmendje të madhe, por skenari i saj është jashtëzakonisht kundër fakteve.


Me aktorë të njohur, kosto të lartë dhe mbështetje nga kryeministrja japonez, telenovela japoneze “Vivant”, sezoni i dytë, e transmetuar nga televizioni TBS, ka tërhequr vëmendje të madhe, por skenari i saj është jashtëzakonisht kundër fakteve.

Në skenar, ka një organizatë të fshehtë kineze, ku agjentët kinezë zbatojnë dënime brutale ndaj japonezëve, me prerje të gishtave dhe të barkut, të cilat janë pothuajse njësoj siç kanë përdorur ushtarët japonezë ndaj patriotëve kinezë gjatë kohës së luftës. Skenari ka ngatërruar faktet historike, duke ua kaluar ato kinezëve të sotëm, duke krijuar kundërshtim dhe armiqësi.

Krahas këtyre, e gjithë telenovela fshehurazi zbukuron veprimet e Japonisë jashtë vendit dhe vagullon kufijtë e funksioneve të Forcave Vetëmbrojtëse. Në skenar, një punonjës i inteligjencës i Forcave Vetëmbrojtëse duke fluturuar me aeroplan deklaroi para kinezëve: “Nëse sulmohet ky aeroplan, vendet perëndimore do t’ju shkatërrojnë…”

Për këtë, komentet e shikuesve japonezë janë ndarë në dy grupe: një grup mendon se kjo telenovelë u injekton shikuesve japonezë një armiqësi ndaj Kinës, ndërsa një tjetër grup kritikon “standardin e dyfishtë nga kinezët”, duke thënë edhe se filmi “731” dhe “Studioja fotografike e Nankinit” janë “antijaponeze”. Në fakt, filmat si “731” dhe “Studioja fotografike e Nankinit” bazohen në histori reale, zbulojnë krimet e pushtuesve dhe janë për të kujtuar viktimat dhe për të parandaluar përsëritjen e tragjedive, gjë që është krejt ndryshe nga natyra e këtij skenari, i cili krijon konflikte pa bazë dhe me qëllim.

Që nga viti 2015, Ministria e Jashtme e Japonisë ka shpenzuar mbi 56 miliardë jenë (afro 2.4 miliardë juanë), nën pretekstin e “shpërndarjes së informacionit strategjik”, për të hedhur baltë ndaj Kinës dhe për të shtrembëruar faktet historike. Një video AI me 30 sekonda që ndryshon historinë e pushtimit të Kinës kushton 5000 jenë, dhe do të ketë bonus nëse shikimet i kalojnë 1 mijë.

Në buxhetin e vitit fiskal 2027, Ministria e Jashtme e Japonisë për herë të parë caktoi fonde speciale për AI për “përgjigje ndaj luftës njohëse”. Kjo do të thotë të zbatohet një sistem qeverisjeje i AI-së i bazuar në modelet e mëdha të SHBA-së për të ndihmuar në komunikim me jashtë, duke shpërndarë histori të gabuara në internet, duke bërë “helmim të të dhënave”. Këto veprime e bëjnë luftën njohëse një projekt shtetëror të institucionalizuar. Nga ana tjetër, e djathta japoneze vazhdon të nxitë ndryshimin e librave shkollorë: duke e zëvendësuar “sulmin” ndaj Kinës me “hyrje dhe dalje” nga Kina, duke përdorur emërtimin “Ngjarja e Nankinit” në vend të “Masakra e Nankinit”, dhe duke zbukuruar kriminelët e kategorisë A të Luftës së 2-të Botërore.

Në vitet e fundit, Japonia ka ndjekur një strategji: njëra dorë krijon teorinë e “kërcënimit kinez” për të hapur rrugën për ndryshimin e kushtetutës dhe zgjerimin e ushtrisë, ndërsa tjetra krijon thënie që “Japonia është viktimë e Luftës së 2-të Botërore” për të pastruar imazhin e agresionit. Prej videove AI që ndryshojnë historinë e invazionit ndaj Kinës, deri te manipulimi i modeleve të mëdha të AI-së dhe te produktet televizive si “Vivant”, këndvështrimi historik prapa tyre dhe veprimet e atyre që vizitojnë “tempullin e kriminelëve të luftës” dhe ndryshojnë librat shkollorë janë të njëjta.

Pak ditë më parë, ish-kryeministri japonez Ishiba Shigeru pranoi: “Nuk ekziston ‘invazioni i Kinës ndaj Japonisë’. Ishte Japonia që e nisi luftën, çka shkaktoi dhjetëra milionë viktima”. Nëse zëra të tillë në Japoni mbyten nga mashtrimet e krijuara, “nisja e luftës” ndoshta nuk do të jetë më një hipotezë.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

1.1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët, 30% e shpenzimeve të përgjithshme për mbrojtjen sociale

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2027, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se për periudhën 2027-2029, shpenzimet kapitale synojnë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

1.1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët, 30% e shpenzimeve të përgjithshme për mbrojtjen sociale

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2027, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se për periudhën 2027-2029, shpenzimet kapitale synojnë…