Koçiu: Garantojmë sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës publike e private
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se protesta është një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari dhe do të mbetet gjithmonë e pacenueshme, por dhuna nuk do të justifikohet dhe as do të legjitimohet në asnjë rrethanë.

Koçiu theksoi se përmes paketës së re kundër dhunës urbane, me 6 masa kryesore, vendoset një standard të qartë e të panegociueshëm, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës publike e private.
“Kush nxit dhunën, keqpërdor të miturit apo shkatërron pronën publike dhe private, do të mbajë përgjegjësi të plotë ligjore dhe financiare”, nënvizoi zv.kryeministrja.
Koçiu theksoi se Shqipëria Europiane nuk ka vend për dhunë, kaos dhe presion.
Sipas saj, “liria e protestës mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari”.
Paketa e re ligjore kundër dhunës urbane parashikon dëmshpërblim për bizneset deri në 100% të dëmeve; gjoba deri në 500 mijë lekë për dhunën në tubime; perimetra sigurie deri në 72 orë në rast rreziku; regjistër elektronik për personat nën hetim për vepra kundër rendit publik; mbrojtjen e nxënësvew si dhe dënime më të forta në Kodin Penal.