Sondazhi i CGTN-it: Fryma e Marshimit të Madh shpjegon suksesin e PKK-së

Sot, 90 vjet pas fitores së Marshimit të Madh, një brez i ri i analistëve globalë ende kërkojnë përgjigje për këtë pyetje.


Në vitin 1936, gazetari amerikan Edgar Snow ia paraqiti Partinë Komuniste të Kinës (PKK) botës nëpërmjet librit të tij “Ylli i Kuq mbi Kinë”, duke u përgjigjur nëpërmjet atyre që ai pa dhe dëgjoi pyetjes se përse PKK-ja është e aftë të arrijë gjëra të mëdha. Sot, 90 vjet pas fitores së Marshimit të Madh, një brez i ri i analistëve globalë ende kërkojnë përgjigje për këtë pyetje. Sipas një sondazhi të kryer nga CGTN-i me 12 mijë veta në 41 vende, “udhëheqje e fortë dhe e aftë” është përshtypja më e zakonshme që kanë të anketuarit për PKK-në, pasuar nga “forcë pozitive për qëndrueshmërinë globale” dhe “përfaqësuese e interesave të vendeve në zhvillim.”

Marshimi i Madh është para së gjithash një histori mbi besimin. Përballë vështirësive të mëdha, ushtarët e Ushtrisë së Kuqe marshuan përpara me guxim, sepse besonin fort që kauza e tyre i shërbente një qëllimi më të madh se jetët individuale. Parimi i “vendosjes së interesit të popullit mbi gjithçka” mbetet ende qendror për identitetin e PKK-së. Sondazhi i CGTN-it tregon se në 30 nga 41 vendet e përfshira, të anketuarit besojnë që PKK-ja mund të ruajë më mirë interesat e përgjithshme dhe afatgjata të vendit sesa partitë politike perëndimore. Në Kenia, Nigeri, Ganë, Indonezi dhe Pakistan, më shumë se gjysma e të anketuarve pajtohen me këtë pikëpamje. Vendosja e interesave themelore të popullit dhe kombit mbi gjithçka tjetër dhe mbajtja me këmbëngulje e idealeve dhe bindjeve janë pikërisht themeli më i fortë politik i PKK-së.

Një nga momentet më vendimtare në Marshimin e Madh ishte Konferenca e Zunyi-së në vitin 1935. Në këtë konferencë, PKK-ja zgjodhi një rrugë të bazuar në realitet dhe hapi një fazë të re, ku Partia do të vepronte me nismën e vet, për të trajtuar problemet praktike të revolucionit kinez. Ky zakon i vetëreformimit ka vazhduar deri sot dhe është integruar në qeverisjen moderne shtetërore. Sipas sondazhit të CGTN-it, 63.7 % e të anketuarve në vendet e Jugut Global besojnë që PKK-ja ofron një model qeverisjeje ndryshe nga ai i partive politike perëndimore. Në Kenia, Pakistan, Indi, Nigeri, Afrikën e Jugut dhe Indonezi, shifra e kalon 70 %. Pavarësia dhe vetëmbështetja, kërkimi i së vërtetës nga faktet dhe veprimi sipas realitetit janë pikërisht kyçi i fitores së PKK-së, dhe karakteri pragmatik, racional e vetëreformues i PKK-së është njohur gjerësisht.

Marshimi i Madh arriti sukses sepse ushtarët e Ushtrisë së Kuqe merrnin parasysh situatën e përgjithshme, respektonin disiplinën dhe qëndronin të bashkuar ngushtë, duke krijuar fuqinë e madhe organizative të PKK-së. Kjo disiplinë dhe kohezion kanë mundësuar që PKK-ja të veprojë në unitet dhe të sigurojë zbatimin e urdhrave në sfidat kryesore, duke i dëshmuar botës një qeverisje të fortë e të qëndrueshme. Sondazhi i CGTN-it tregon që 63.9 % e të anketuarve globalë e lidhin ngushtë udhëheqjen e PKK-së me arritjet e zhvillimit të Kinës; te pjesëmarrësit nga Jugu Global shifra arrin në 71.4 %. Kur përshkruajnë përshtypjen e tyre më të thellë për PKK, fjalët më të përmendura janë “e fortë”, “vizionare” dhe “efikase”.

Marshimi i Madh u zhvillua në Kinë, por rëndësia e tij asnjëherë nuk është kufizuar vetëm në një vend. Siç tha studiuesi britanik Martin Jacques, Marshimi i Madh hodhi farat jetike për zhvillimin e mëvonshëm të Kinës. Ai mbolli farat e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë që e kanë mbështetur vendin përmes dekadave të transformimit. Pas 90 vjetësh, historia e Marshimit të Madh ende tregohet – një histori për qëndrueshmërinë njerëzore, udhëheqjen pragmatike dhe misionin kolektiv – dhe një numër gjithnjë e më i madh njerëzish në mbarë botën po e dëgjojnë.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama: Dialogu dhe ballafaqimi demokratik rruga e vetme, jo nxitja e dhunës

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e dialogut dhe të ballafaqimit demokratik të ideve për zgjidhjen e problematikave, duke sjellë në…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Dialogu dhe ballafaqimi demokratik rruga e vetme, jo nxitja e dhunës

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e dialogut dhe të ballafaqimit demokratik të ideve për zgjidhjen e problematikave, duke sjellë në…