
“Poezia përtej kufijve”
Ambasada e Republikës së Shqipërisë mori pjesë në aktivitetin kulturor “Poezia përtej kufijve”, organizuar nga Ambasada e Malajzisë në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë, Art dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (ADLIGAT)

Ambasada e Republikës së Shqipërisë mori pjesë në aktivitetin kulturor “Poezia përtej kufijve”, organizuar nga Ambasada e Malajzisë në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë, Art dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (ADLIGAT), të themeluar dhe drejtuar nga Viktor Laziç.
Gjatë mbrëmjes, poezia e njohur “Shirat në Mostar” e poetit Pero Zubac, e shkruar në vitin 1965 dhe e përkthyer në 27 gjuhë e variante gjuhësore, u interpretua në gjuhën shqipe, frënge, mandarine, arabe dhe gjuhën hindi.
E përkthyer në shqip nga publicisti, gazetari i mirënjohur dhe përkthyesi Ben Andoni, poezia u lexua në gjuhën shqipe nga diplomatja Mariola Çeku, duke sjellë zërin e shqipes në këtë takim letrar ndërkulturor.
Aktiviteti dëshmoi se letërsia kapërcen kufijtë, afron kultura të ndryshme dhe krijon ura komunikimi, dialogu dhe mirëkuptimi mes popujve.



















