Delegacioni i Kuvendit vizitë në Berlin, në fokus forcimi i bashkëpunimit parlamentar

Anëtarë të Komisionit parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale zhvilluan një vizitë dyditore pune në Berlin, me fokus trajtimin e peticioneve e nismave qytetare, si dhe forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes parlamentare dhe bashkëpunimit institucional.


Anëtarë të Komisionit parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale zhvilluan një vizitë dyditore pune në Berlin, me fokus trajtimin e peticioneve e nismave qytetare, si dhe forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes parlamentare dhe bashkëpunimit institucional.

Në Bundestagun Gjerman, anëtarët e Komisionit morën pjesë në një mbledhje të Komisionit për Peticionet dhe zhvilluan një takim shumë të dobishëm me drejtues dhe anëtar të këtij Komisioni, përfaqësues të të gjitha grupeve politike parlamentare në Budenstag. Në fokus të bashkëbisedimit ishte mënyra e trajtimit të peticioneve, kompetencat dhe mekanizmat për vlerësimin dhe zbatimin e vendimmarjes së komisionit, raportin me Ekzekutivin, Agjencitë federale dhe institucionet e pavarura, përfshirja e qytetarëve në proceset parlamentare dhe një sërë temash të tjera.

Në Kancelarinë Federale, në takimin me Edgar Lenski, drejtor për Çështjet e Përgjithshme të BE-së dhe Koordinimin, Marrëdhëniet me Shtetet anëtare të BE-së dhe Marrëdhëniet e Jashtme të BE-së, diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin institucional dhe forcimin e mbikqyrjes parlamentare edhe në kuadër të procesit të integrimit të vendit.

Lenski rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Qeverisë Federale dhe personalisht të Kancelarit Merz për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mbështetur edhe në vendimmarrjen më të fundit të BE lidhur me zgjerimin. Gjithashtu u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar midis dy vendeve për shkëmbimin e përvojave mbi praktikat gjermane në funksion të transparencës, llogaridhënies dhe kontrollit demokratik për përgatitjen e Kuvendit për procesin e anëtarësimit.

Gjatë vizitës u zhvilluan gjithashtu takime me Niels von Redecker në Ministrinë Federale të Jashtme dhe me Marcel Schepp nga Konrad-Adenauer-Stiftung.

Në fokus të takimeve ishte forcimi i mekanizmave të mbikëqyrjes parlamentare dhe konsolidimi i bashkëpunimit institucional, duke përfituar nga përvoja dhe praktikat e konsoliduara gjermane.

Diskutimet u përqendruan në shkëmbimin e përvojave mbi modelet e mbikëqyrjes, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe forcimin e rolit të Komisionit në ushtrimin e funksionit të tij mbikëqyrës.

Niels von Redecker sugjeroi idenë e organizimit në Tiranë të një eventi në kuadrin e procesit të Berlinit me fokus peticionet e nismat qytetare dhe kontrollin parlamentar.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Sejko: Ritme solide të rritjes ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko informoi sot se ekonomia shqiptare vijoi të rritet me ritme solide gjatë gjysmës…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sejko: Ritme solide të rritjes ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko informoi sot se ekonomia shqiptare vijoi të rritet me ritme solide gjatë gjysmës…