Von der Leyen: Shqipëria ndër vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke deklaruar se vendi është ndër shtetet kryesuese në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke deklaruar se vendi është ndër shtetet kryesuese në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen tha se shqiptarët e kanë Evropën në zemër dhe vlerësoi punën e bërë për ta kthyer në realitet aspiratën evropiane të vendit.

“Përvoja është e tillë që shqiptarët e mbajnë Evropën në zemër dhe është vërtet kënaqësi, është e mrekullueshme të kthehem në Tiranë”, u shpreh ajo.

“Ti dhe Shqipëria keni punuar fort për ta kthyer ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet, për ta bërë atë realitet. Prandaj mesazhi im i parë është i thjeshtë, objektivi është në horizont. Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin tonë të anëtarësimit”, deklaroi Von der Leyen, duke iu drejtuar kryeministrit Rama.

Presidentja e KE-së theksoi se vlerësimi i saj bazohet edhe në ndjekjen e vazhdueshme të ecurisë së Shqipërisë, duke kujtuar se kishte qenë edhe vitin e kaluar në Tiranë.

“Mund ta jap këtë gjykim pasi vij çdo vit për të parë ecurinë dhe, meqenëse kam qenë edhe vjet këtu në Tiranë, që atëherë Shqipëria sërish ka bërë një ecuri të mrekullueshme, fantastike”, tha ajo.

Von der Leyen vuri në dukje se Shqipëria ka hapur edhe grupkapitujt e fundit të negociatave, ndërsa në korrik ka mbyllur tre kapitujt e parë, përfshirë kapitullin për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Ky është një përparim shumë i rëndësishëm, pasi kjo do të thotë se Shqipëria është plotësisht e përafruar me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, pra 100%. Kjo do të thotë që ne e shohim botën me të njëjtin sy dhe kjo është shumë e rëndësishme në procesin e anëtarësimit”, u shpreh ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian dhe Shqipëria qëndrojnë krah për krah kur vlerat dhe interesat e tyre vihen në pikëpyetje.

“Prandaj dëshiroj t’u përcjell jo vetëm qytetarëve shqiptarë, por edhe qytetarëve të BE-së, faktin që anëtarësimi i Shqipërisë nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por do ta bëjë edhe BE-në më të fortë”, theksoi Von der Leyen.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…