Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një bashkëbisedim që vjen një ditë pas shpalljes së aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një bashkëbisedim që vjen një ditë pas shpalljes së aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Katërshja u UÇK-së u dënuan me dënim të përgjithshëm prej 81 vjetëve

Sipas njoftimit për këtë takim që ka ndarë Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka vlerësuar aktgjykimin si të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera.

Ai ka theksuar se vendimi i shkallës së parë duhet të ndryshojë në mënyrë pozitive gjatë procesit të apelit.

Kurti dhe Hamza kanë ndarë mendimet dhe përshtypjet e tyre për aktgjykimin. Ata kanë diskutuar edhe rrugët që duhet ndjekur për korrigjimin e vendimit.

Sipas njoftimit, të dy janë zotuar për komunikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë rreth çështjeve me interes publik, shtetëror dhe kombëtar.

“Rezistenca e popullit tonë dhe lufta çlirimtare, përveçse të drejta, ishin të domosdoshme në rrugën për liri dhe pavarësi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigje organizative e shqiptarëve ndaj një regjimi shtetëror shtypës sikurse ai i Jugosllavisë së Serbisë së Millosheviqit, që i ka të dokumentuara krimet: nga represioni sistematik deri te aparteidi, nga mohimi i të drejtave themelore njerëzore e qytetare deri te spastrimi etnik dhe gjenocidi”, thuhet në fund të njoftimit për takimin e Kurtit me Hamzën.

/Kosovapress/

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 7,65 miliardë lekë për turizmin, kulturën dhe sportin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën projektbuxhetin për vitin…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 7,65 miliardë lekë për turizmin, kulturën dhe sportin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën projektbuxhetin për vitin…