
Xi Jinping dërgon urime dhe përshëndetje të ngrohta për mësuesit dhe punonjësit e arsimit
Në prag të Ditës së 42-të Mësuesve, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dërgoi urime dhe përshëndetje të ngrohta për mësuesit dhe punonjësit e arsimit në vend.

Në prag të Ditës së 42-të Mësuesve, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dërgoi urime dhe përshëndetje të ngrohta për mësuesit dhe punonjësit e arsimit në vend.
Xi vuri në dukje se për një kohë të gjatë, mësuesit në mbarë vendin kanë zbatuar politikën arsimore të Partisë Komuniste të Kinës, me përkushtim në mësimdhënie dhe në transmetimin e dijeve, duke dhënë kontribute të rëndësishme për zhvillimin e punëve të Partisë dhe të vendit.
Xi theksoi: “Në udhëtimin e ri, shpresojmë që të gjithë mësuesit të mbajnë në mendje misionin themelor të arsimit për Partinë dhe vendin, të zbatojnë detyrat kryesore të formimit të karakterit të njerëzve, të promovojnë fuqishëm frymën e arsimtarëve, të ruajnë moralin e lartë dhe sjelljen profesionale, të përmirësojnë aftësitë dhe kualifikimet profesionale, si dhe të përpiqen të formësojnë brezin e ri që merr përgjegjësinë për rimëkëmbjen e kombit. Komitetet e Partisë dhe qeveritë në të gjitha nivelet, duhet t’i kushtojnë rëndësi forcimit të stafit arsimor dhe të krijojnë një atmosferë respekti për mësuesit dhe arsimin në mbarë shoqërinë, duke bashkuar fuqinë e madhe për ndërtimin e një vendi të fuqishëm me arsim cilësor.
Burimi CGTN

















