
Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit
Evis Kushi është zgjedhur sot nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, duke zëvendësuar në këtë detyrë Klodiana Spahiun.

Evis Kushi është zgjedhur sot nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, duke zëvendësuar në këtë detyrë Klodiana Spahiun.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, bëri të ditur propozimin e grupit socialist për Evis Kushin në postin e nënkryetares së Kuvendit.
Propozimi u miratua nga Kuvendi me 79 vota pro.
Kuvendi miratoi gjithashtu me 79 vota pro lirimin nga detyra të Evis Salës si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në vijim, Kuvendi miratoi me 79 vota pro emërimin e Klodiana Spahiut në detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ndryshimet në drejtimin e Kuvendit dhe në përbërjen e qeverisë u votuan gjatë seancës plenare të zhvilluar sot, në kuadër të nisjes së sesionit të tretë të Legjislaturës XI, teksa deputetët e opozitës braktisën sallën në momentin e votimit.



















