Dëmet në mjedis, rregulla të reja për rehabilitimin e ujërave, tokës dhe habitateve

Masat janë përcaktuar në një urdhër të ri të Ministrisë së Mjedisit, që përafron pjesërisht legjislacionin shqiptar me direktivën evropiane për përgjegjësinë mjedisore.


Operatorët që shkaktojnë dëme në mjedis do të përballen me detyrimin për të rikthyer zonat e prekura sa më pranë gjendjes së tyre fillestare.

Pastrimi i ujërave, rehabilitimi i tokave të ndotura, ripyllëzimi dhe restaurimi i habitateve janë ndër masat e parashikuara në rregullat e reja të Ministrisë së Mjedisit për përgjegjësinë mjedisore.

Masat janë përcaktuar në një urdhër të ri të Ministrisë së Mjedisit, që përafron pjesërisht legjislacionin shqiptar me direktivën evropiane për përgjegjësinë mjedisore.

Urdhri parashikon tre nivele rehabilitimi, ku fillimisht operatori duhet të përpiqet ta rikthejë zonën e dëmtuar në gjendjen e mëparshme, ose sa më afër saj.

Nëse kjo nuk arrihet plotësisht, duhet të ndërmerren masa plotësuese, ndërsa për humbjet që krijohen gjatë periudhës deri në rikuperimin e plotë parashikohen masa kompensuese.

Sipas urdhrit ky kompensim nuk është pagesë financiare për publikun, por realizohet përmes burimeve ose shërbimeve të tjera mjedisore.

Për dëmet ndaj biodiversitetit, masat konkrete përfshijnë ripyllëzimin me specie vendase, restaurimin e ligatinave, dunave dhe livadheve, ripopullimin e faunës dhe heqjen e specieve invazive.

Për ujërat parashikohet pastrimi nga ndotësit dhe mbetjet, rikthimi i shtratit natyror të lumenjve dhe rehabilitimi i habitateve ujore. Në rastin e tokës, operatorëve mund t’u kërkohet heqja dhe trajtimi i tokës së ndotur, dekontaminimi dhe stabilizimi fizik ose kimik i ndotjes.

Gjithashtu në urdhër theksohet se kur dëmi krijon një kërcënim të menjëhershëm, masat bëhen edhe më të drejtpërdrejta.

Rregullat parashikojnë ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit, izolimin e burimit të ndotjes, ndalimin e shkarkimeve apo rrjedhjeve, vendosjen e barrierave mbrojtëse dhe grumbullimin, neutralizimin ose largimin e substancave të rrezikshme. Mund të kufizohet gjithashtu aksesi i publikut në zonë dhe të vendoset monitorim intensiv emergjent.

Në rast se rikthimi i plotë në zonën e dëmtuar nuk është i mundur, rehabilitimi mund të kryhet edhe në një zonë tjetër.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të ketë rol qendror në zbatimin e skemës dhe pas vlerësimit të dëmit, mund të kërkojë edhe masa të tjera specifike. Megjithatë, AKM mund të vendosë të mos kërkojë rehabilitim të mëtejshëm kur nuk ka më rrezik të rëndësishëm për shëndetin, ujërat, speciet apo habitatet dhe kur kostoja e rikthimit në gjendjen e mëparshme do të ishte joproporcionale me përfitimin mjedisor.

Megjithëse urdhri hyn në fuqi menjëherë, vetë masat nuk do të nisin të zbatohen menjëherë, por pasi të plotësohen aktet e tjera nënligjore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…