Shkolla “Pano Nikolla Meniko” në Himarë, ambiente të reja për 115 nxënës

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, kanë parë nga afër ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e plotë të shkollës


Punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Pano Nikolla Meniko” në Himarë janë drejt përfundimit, duke ofruar ambiente tërësisht të rikonstruktuara, bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, kanë parë nga afër ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e plotë të shkollës.

Gjatë vizitës, ministrja Kumbaro theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me pushtetin vendor për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në të gjithë vendin.

“Pamë nga afër ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Pano Nikolla Meniko”, e cila po bëhet gati të hapë dyert për nxënësit dhe mësuesit në këtë vit të ri shkollor. Shkolla e rikonstruktuar do t’u ofrojë 115 nxënësve dhe mësuesve ambiente bashkëkohore dhe moderne, për një proces mësimor më cilësor. Bashkë me pushtetin vendor, po bëhemi gati për vitin e ri shkollor duke realizuar ndërhyrjet e domosdoshme në shkolla, nga veriu në jug, për t’u siguruar nxënësve tanë kushte sa më të mira dhe optimale për të mësuar. Teksa 42 terrene sportive dhe shkolla të reja, me klasa, biblioteka, laboratorë, ambiente për aktivitete do të hapin dyert në këtë vit të ri shkollor për mbarëvajten e procesit mësimore dhe programit ‘Pas Shkolle’ me kushte dinjitoze për çdo nxënës”, tha Kumbaro.

Pas përfundimit të investimit, rreth 115 nxënës dhe mësues do të kenë në dispozicion kushte më të mira për zhvillimin e mësimit, ndërsa investimi në shkollë dhe kopsht do t’u shërbejë në total më shumë se 150 fëmijëve, nxënësve, mësuesve dhe edukatorëve të qytetit të Himarës.

Marrë nga ATSH

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…