Plani i Tretë Pesëvjeçar i Makaos hap një kapitull të ri në praktikën e suksesshme “Një vend, dy sisteme”

Të martën u publikua “Plani i Tretë Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Shoqëror të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos (2026–2030)”, i cili përcakton një planifikim të përgjithshëm dhe sistematik për zhvillimin e Makaos gjatë pesë viteve të ardhshme.


Të martën u publikua “Plani i Tretë Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Shoqëror të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos (2026–2030)”, i cili përcakton një planifikim të përgjithshëm dhe sistematik për zhvillimin e Makaos gjatë pesë viteve të ardhshme, madje edhe për një periudhë më të gjatë. Sipas opinionit publik, Plani i Tretë Pesëvjeçar përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në praktikën e suksesshme të parimit “Një vend, dy sisteme” me karakteristika të Makaos, si dhe përbën një rëndësi historike për nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë të Makaos, duke shërbyer si një plan që orienton të ardhmen.


Foto nga CMG

Plani i Tretë Pesëvjeçar përcakton 35 tregues kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, 68 seksione të veçanta dhe 310 detyra kryesore. Kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos, Sam Hou Fai, tha se Plani i Tretë Pesëvjeçar është një udhërrëfyes dhe një plan detyrash për Makaon në kalimin drejt një faze të re zhvillimi me cilësi të lartë. Qeveria e SAR do të bashkojë dhe udhëheqë të gjithë sektorët e shoqërisë së Makaos, për të realizuar vizionin e bukur për një “Makao të sunduar nga ligji”, “Makao dinamike”, “Makao kulturore” dhe “Makao të lumtur”, duke hapur një kapitull të ri të zhvillimit me cilësi të lartë të praktikës “Një vend, dy sisteme” me karakteristika të Makaos.

Si do të hyjë Makao në një fazë të re zhvillimi me cilësi të lartë gjatë pesë viteve të ardhshme?

Siguria është parakusht i zhvillimit. Ndër tetë objektivat e zhvillimit të përcaktuara në Planin e Tretë Pesëvjeçar të Makaos, “zbatimi i plotë i konceptit të përgjithshëm të sigurisë kombëtare” renditet i pari. Analistët vlerësojnë se kjo do të thotë se sovraniteti, siguria dhe interesat e zhvillimit kombëtar do të mbrohen më tej, duke ofruar një garanci themelore për zhvillimin me cilësi të lartë të Makaos.


Foto nga CMG

“Zhvillimi i moderuar dhe i larmishëm” është një fjalë kyçe për zhvillimin ekonomik të Makaos. Në të kaluarën, struktura ekonomike e Makaos ishte relativisht e padiversifikuar, me industrinë e lojërave të fatit që përbënte një pjesë të konsiderueshme. Gjatë pesë viteve të ardhshme, Makao do të shfrytëzojë katër projekte të mëdha dhe fonde të udhëhequra nga qeveria, për të nxitur zhvillimin e industrive të larmishme “1+4”, me synimin që në vitin 2030 vlera e shtuar e industrive jo të lidhura me lojërat e fatit, të arrijë rreth 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Si Ka Lon, kryetar i Federatës së Industrisë dhe Tregtisë Guangdong-Makao, tha se shpreson që rezultatet e zhvillimit ekonomik, të shndërrohen realisht në mirëqenie për banorët dhe që së bashku të ndërtohet një Makao e përshtatshme për të jetuar dhe punuar.


Foto nga CMG

Gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar, Kina do të vijojë të nxisë hapjen e nivelit të lartë ndaj botës së jashtme, çka sjell mundësi të rëndësishme për zhvillimin e Makaos. Nën parimin “Një vend, dy sisteme”, Makao ka avantazhe të tilla si statusi i portit të lirë të tregtisë ndërkombëtare, zonë doganore më vete, sistem i thjeshtuar dhe me taksa të ulëta, lidhje të gjera ndërkombëtare dhe ndërthurje e kulturave lindore e perëndimore. Vitet e fundit, Makao ka nxitur ndërtimin e “një qendre, një platforme dhe një baze” (Qendra Botërore e Turizmit dhe Zbavitjes, Platforma e Shërbimeve për Bashkëpunimin Tregtar dhe Ekonomik midis Kinës dhe Vendeve Portugalishtfolëse, si dhe Baza për Shkëmbimet dhe Bashkëpunimin ku kultura kineze është në qendër dhe bashkëjetojnë kultura të ndryshme), ka marrë pjesë aktive në zhvillimin e Zonës së Gjirit Guangdong-Hong-Kong-Makao dhe në nismën “Një brez, një rrugë”, duke forcuar vazhdimisht rolin e saj si “nyje” që lidh ciklin e dyfishtë të brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Gjatë pesë viteve të ardhshme, Makao do të forcojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme me vendet pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë”, si dhe me vendet portugalishtfolëse dhe spanjishtfolëse, për ta shndërruar Makaon në një pikëmbështetje të rëndësishme për hapjen e nivelit të lartë kombëtar ndaj botës së jashtme dhe një dritare të rëndësishme për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë midis qytetërimeve lindore dhe perëndimore. Kjo do ta ndihmojë Makaon të luajë më mirë rolin e “lidhësit të saktë” me botën e jashtme, duke zhvilluar veten dhe duke sjellë përfitime për botën.

Tashmë që është hartuar plani, gjatë pesë viteve të ardhshme Makao do të integrohet ngushtë në zhvillimin e përgjithshëm kombëtar dhe do të shfrytëzojë plotësisht avantazhet e veta unike. Në rrugën drejt zhvillimit të moderuar dhe të larmishëm ekonomik, garantimit të mirëqenies së banorëve dhe lidhjes me botën, Makao do të vazhdojë të shkruajë një kapitull të ri në praktikën e suksesshme të “Një vend, dy sisteme”.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…