Pekin: Organizohet mbledhje përkujtimore madhështore për 100-vjetorin e lindjes së udhëheqësit të ndjerë Jiang Zemin

Një takim madhështor për 100-vjetorin e lindjes së udhëheqësit të ndjerë kinez Jiang Zemin u organizua të hënën në Pekin. Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim në këtë takim.


Një takim madhështor për 100-vjetorin e lindjes së udhëheqësit të ndjerë kinez Jiang Zemin u organizua të hënën në Pekin. Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim në këtë takim.

Në fjalimin e tij Xi tha ndër të tjera që Jiang dha kontribute të pashlyeshme në mbrojtjen e kauzës së madhe të socializmit me karakteristika kineze, duke çelur terrene të reja për Reformën dhe Hapjen në të gjitha aspektet, duke arritur begatinë relativisht të gjithanshme në jetën e njerëzve dhe duke çuar me sukses kauzën e socializmit me karakteristika kineze në shekullin e 21-të.

Xi gjithashtu bëri thirrje për të mësuar nga vendosmëria e bindjeve politike të Jiang Zemin-it, i cili mbeti i palëkundur në idealet komuniste, plotësisht besnik ndaj Partisë dhe popullit, si edhe i përkushtuar me vendosmëri në kauzën e Partisë dhe të popullit, duke theksuar rëndësinë e forcimit të udhëheqjes së Partisë dhe përmirësimin efektiv të ndërtimit të Partisë, ndërsa vendi përparonte reformat, hapjen dhe zhvillimin ekonomik.

Në udhëtimin e ri, është e domosdoshme të mbështetet udhëheqja e përgjithshme e Partisë dhe udhëheqja e centralizuar dhe e unifikuar e Komitetit Qendror të PKK-së, të forcohet në mënyrë të palëkundur vetëqeverisja e plotë dhe rigoroze e Partisë dhe të sigurohet që Partia të mbetet bërthama e fortë e udhëheqjes në kauzën e socializmit me karakteristika kineze, vuri në dukje Xi.

Sipas tij, Jiang ka qëndruar i palëkundur në idealet komuniste, krejtësisht besnik ndaj Partisë e popullit dhe i përkushtuar me vendosmëri ndaj kauzës së Partisë e të popullit, dhe ka theksuar rëndësinë e forcimit të udhëheqjes së PKK-së e të përmirësimit efektiv të ndërtimit të PKK-së, teksa vendi përparonte me reformën e hapjen ndaj botës dhe zhvillonte ekonominë.


Foto nga Xinhua

Xi theksoi që në udhëtimin e ri, është e nevojshme të mbahet udhëheqja e përgjithshme e PKK-së dhe udhëheqja e centralizuar dhe e bashkuar e Komitetit Qendror të PKK-së, të forcohet pandërprerë vetëqeverisja e Partisë në mënyrë të plotë e të rreptë, si edhe të sigurohet që PKK-ja të mbetet thelbi i fortë udhëheqës në çështjen e socializmit me karakteristika kineze.

Jiang Zemin i gjendej gjithmonë pranë popullit dhe kujdesej për mirëqenien e tij, duke vënë në dukje që synimi themelor i zhvillimit ekonomik është përmirësimi i nivelit të jetesës së njerëzve dhe duke e vënë theksin te ndërtimi i një shoqërie komode, në një nivel më të lartë, në mënyrë të gjithanshme, nga e cila do të përfitonin mbi një miliard njerëz, tha Xi.

Ai gjithashtu nënvizoi në fjalim përpjekjet për të mbajtur më tej një qasje të fokusuar te popull gjatë zhvillimit të udhëtimit të ri, si edhe për të bërë hapa të fortë në promovimin e zhvillimit të gjithanshëm të njerëzve dhe begatinë e përbashkët për të gjithë.

Në mbledhje, Xi vlerësoi lart përpjekjet e Jiang Zemin-it për përparimin e vazhdueshëm të inovacioneve në teori, institucione, shkencë e teknologji, kulturë dhe fusha të tjera.

Ai tha se, duke bashkuar tërë mençurinë e Partisë, Jiang Zemin-i krijoi teorinë e “Tre Përfaqësimeve”, e cila u ka dhënë përgjigje më tej pyetjeve se çfarë është socializmi dhe si duhet ndërtuar ai, duke trajtuar gjithashtu në mënyrë krijuese çështjen se çfarë lloj partie duhet ndërtuar dhe si mund të realizohet kjo.

Xi theksoi që, në udhëtimin e ri, është thelbësore për t’iu përgjigjur në mënyrën e duhur pyetjeve me të cilat përballet Kina, bota, populli dhe koha, si edhe për të krijuar vazhdimisht fronte të reja në përshtatjen e marksizmit me gjendjen e Kinës dhe me kërkesat e epokës.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama: Frekuentim mbresëlënës nga qytetarët në platformën “Fol me Kryeministrin”

Platforma “Fol me Kryeministrin” shërben si një urë funksionale komunikimi në 24 orë, ku një skuadër e dedikuar garanton shkëmbimin…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Frekuentim mbresëlënës nga qytetarët në platformën “Fol me Kryeministrin”

Platforma “Fol me Kryeministrin” shërben si një urë funksionale komunikimi në 24 orë, ku një skuadër e dedikuar garanton shkëmbimin…