Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin në përballjen me zjarret

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një moment kur efektivët e Forcave të Armatosura janë të angazhuar intensivisht në përballimin e situatave të krijuara nga zjarret gjatë sezonit veror.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një moment kur efektivët e Forcave të Armatosura janë të angazhuar intensivisht në përballimin e situatave të krijuara nga zjarret gjatë sezonit veror.

Të pranishëm në këtë takim ishin gjjthashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji, komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral brigade Edmond Voci; pilotë të Forcës Ajrore, si dhe oficerëve të menaxhimit të dronëve.

Ministri Nufi e vlerësoi këtë takim si një mundësi për të përcjellë drejtpërdrejt mirënjohjen dhe falënderimin për pilotët, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrificë janë vënë në shërbim intensiv ndaj komuniteteve të prekura nga zjarret gjatë sezonit veror.

Ministri vlerësoi angazhimin e tyre në misionet ajrore, duke theksuar rëndësinë e rolit që Forca Ajrore ka në përballimin e emergjencave dhe në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Në këtë takim të shkurtër, mesazhi ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë: mirënjohje për çdo orë fluturimi, për çdo mision dhe për gatishmërinë për të qenë në terren, në kushtet më të vështira.

“Faleminderit për sakrificën, për guximin dhe për përkushtimin tuaj! Në çdo mision, ju tregoni se çfarë do të thotë të jesh në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, iu drejtua pilotëve, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.

Pilotët e Forcës Ajrore vijojnë të jenë një hallkë e rëndësishme e kapaciteteve të Forcave të Armatosura në përballimin e emergjencave civile, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në çdo moment.

Burimi ATSH

Esposito: Draftkodi i ri Procedurës Penale vendos në ekuilibër paketën e reformave me standardet europiane

Gianluca Esposito, drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës.

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Esposito: Draftkodi i ri Procedurës Penale vendos në ekuilibër paketën e reformave me standardet europiane

Gianluca Esposito, drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës.