Lamallari: Plazhet janë për pushuesit, jo për aventurierët që shkelin perimetrin e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi sot pasi një mjet lundrues shkeli perimetrin e sigurisë dhe cenoi jetën e pushuesve në plazhin e Shëngjinit.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi sot pasi një mjet lundrues shkeli perimetrin e sigurisë dhe cenoi jetën e pushuesve në plazhin e Shëngjinit.

Lamallari theksoi se plazhet duhet të jenë ambiente të sigurta për familjet dhe turistët, ndërsa personat që me veprimet e tyre rrezikojnë jetën e të tjerëve do të përballen me ligjin.

“Plazhet tona janë për familjet dhe pushuesit, jo për aventurierët që luajnë me jetën e të tjerëve si ky këtu në Shëngjin. Kush sfidon ligjin dhe vë në rrezik shëndetin dhe jetën e turistëve për aventurat e tij, do të përballet me pasojat pa asnjë tolerancë dhe vonesë. Nuk do të ketë as paralajmërime, as justifikime”, theksoi ai.

Lamallari falënderoi qytetarët për denoncimet dhe mediat për publikimin e rasteve të tilla, duke theksuar se bashkëpunimi i tyre është i rëndësishëm për garantimin e sigurisë në zonat turistike.

“Falënderoj qytetarët për besimin dhe raportimin e rasteve të tilla si dhe mediat për ekspozimin e tyre. Siguria e pushuesve nuk negociohet!”, shkruan ministri.

Burimi ATSH

Denada Bullari – Historia e një brezi që e ktheu sakrificën në art dhe sukses

E lindur në Elbasan dhe e diplomuar në Institutin e Arteve të Bukura të Athinës

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Denada Bullari – Historia e një brezi që e ktheu sakrificën në art dhe sukses

E lindur në Elbasan dhe e diplomuar në Institutin e Arteve të Bukura të Athinës