Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog të hapur me 150 aktivistë të rinj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në RinCamp2026.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog të hapur me 150 aktivistë të rinj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në RinCamp2026.

Anëtarësimi në BE dhe progresi i Shqipërisë ishte në zemër të shkëmbimeve me të rinjtë në panelin e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi se ky proces kërkon përfshirjen aktive të të gjithëve, veçanërisht të të rinjve, të cilët do të jenë nesër përfituesit e drejtpërdrejtë të çdo investimi që bëjmë sot.

“Ky është qëllimi ynë kombëtar, misioni ynë i përbashkët dhe mundësia më e mirë e të rinjve. Askush nuk përjashtohet; të gjithë kanë një rol për të luajtur. Ky brez do të jetë i pari që do ta përjetojë Shqipërinë si Shtet Anëtar i Bashkimit Evropian. Unë e kam theksuar edhe në turin e takimeve që kam zhvilluar me të rinjtë se Evropa fillon këtu. Në Bruksel merren vendimet, por reformat bëhen këtu. Impakti i gjithçkaje që vendoset në Bruksel, është në Shqipëri”, theksoi ministri.

Sipas Hoxhës, duke kuptuar se anëtarësimi në BE fillon këtu në shtëpi, secili prej nesh, individualisht dhe kolektivisht, mund të ndihmojë në afrimin e kësaj të ardhmeje.

“Ndërsa përgjegjësia jonë është ta udhëheqim Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE, përgjegjësia e të rinjve do të jetë të përfaqësojnë dhe mbrojnë si interesat e Shqipërisë brenda familjes evropiane, ashtu edhe interesat tona të përbashkëta evropiane në skenën globale”, theksoi ministri i Jashtëm.

Marrë nga ATSH

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog…