Avokati i Popullit me organizatat e personave me aftësi të kufizuara: Shteti duhet të shërbejë për të gjithë

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, u angazhua të koordinojë punën për zgjidhjen e disa prej problemeve më të mprehta të lëvizshmërisë së personave me aftësi të kufizuara, duke nisur nga transporti dhe parkimi


Avokati i Popullit, Endrit Shabani, u angazhua të koordinojë punën për zgjidhjen e disa prej problemeve më të mprehta të lëvizshmërisë së personave me aftësi të kufizuara, duke nisur nga transporti dhe parkimi. Angazhimi u mor në takimin me rrjetin e organizatave të personave me aftësi të kufizuara (OPAK), zhvilluar në ambientet e Caritas Shqiptar.

“Aksesueshmëria nuk është favor që u bëhet personave me aftësi të kufizuara. Është detyrim për të ndrequr një padrejtësi, pasi godinat dhe mjetet e transportit publik, shpesh nuk janë projektuar për t’u shërbyer nevojave të të gjithëve”, u shpreh Shabani.

Avokati i Popullit do të kërkojë që flotat e taksive të përfshijnë detyrimisht automjete të përshtatshme për personat që lëvizin me karrocë, si dhe dixhitalizimin e kartës së parkimit, në mënyrë që barra e provës të kalojë te shteti dhe jo te qytetari, i cili sot detyrohet të kalojë një kalvar burokratik për tu pajisur me kartën e veçantë të parkimit në zonat e dedikuara.

Sipas Shabanit, personat me aftësi të kufizuara përballen çdo ditë me pengesa që nisin te transporti publik: stacionet nuk kanë infrastrukturën e nevojshme dhe hipja në autobus është pothuajse e pamundur për ata që lëvizin me karrocë. Gjetja e një taksie të përshtatshme, si në Tiranë ashtu edhe në rrethe, mbetet mision i vështirë, ndërsa hapësirat e pakta të parkimit të dedikuara për ta bllokohen nga automjete të tjera.

“Garantimi i aksesueshmërisë nuk është vetëm detyrim kushtetues dhe ligjor i brendshëm, por edhe detyrim që buron nga procesi i integrimit evropian: përafrimi me standardet e BE-së kërkon transport, shërbime dhe hapësira publike të aksesueshme për të gjithë, dhe ecuria në këtë fushë matet si pjesë e vlerësimit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit”, tha Shabani.

“Organizatat rikthyen gjithashtu në vëmendje nevojën urgjente për miratimin e minimumit jetik, kërkesë që Avokati i Popullit e ka artikuluar në mënyrë të përsëritur, duke i cilësuar pagesat aktuale mujore si tejet të ulëta për një jetesë dinjitoze”, vijoi ai, ndërsa Avokati i Popullit do të ndjekë këto çështje me organet publike përgjegjëse dhe do të informojë publikisht mbi ecurinë e tyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Deklarata e Samitit të NATO-s

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot Deklaratën e Samitit të Ankarasë, duke riafirmuar angazhimin e palëkundur ndaj mbrojtjes…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Deklarata e Samitit të NATO-s

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot Deklaratën e Samitit të Ankarasë, duke riafirmuar angazhimin e palëkundur ndaj mbrojtjes…