Hoxha takim me homologen kanadeze: Mundësi të reja bashkëpunimi në ekonomi dhe tregti

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ndodhet në Ankara të Turqisë ku po mbahet Samiti i 36-të i NATO-s.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ndodhet në Ankara të Turqisë ku po mbahet Samiti i 36-të i NATO-s.

Në margjinat e samitit, ministri Hoxha zhvilloi një takim bilateral me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Anita Anand.

Hoxha dhe Anand u dakordësuan për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik mes dy vendeve, si dhe shtimin e përpjekjeve për më shumë mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit.

Ministri i Jashtëm theksoi rritjen e bashkëpunimit veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe tregtisë.

Në këtë drejtim, u veçua nisja e fluturimeve direkte midis Tiranës dhe Torontos, të cilat do të forcojnë më tej lidhjet dhe shkëmbimet midis qytetarëve.

Takimi u fokusua edhe në iniciativën për krijimin e Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë, për të mbështetur zhvillimin e aftësive të mbrojtjes, sigurisë dhe qendrueshmërisë.

“Ne ramë dakord që krijimi i Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë, që synon krijimin e një mekanizmi financiar shumëpalësh për të mbështetur zhvillimin e aftësive të mbrojtjes, sigurisë dhe qendrueshmërisë, do të japë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e objektivave tona të përbashkëta”, shkroi ministri në X.

Hoxha dhe Anand shkëmbyen pikëpamje mbi dinamikën aktuale të sigurisë në Evropë, duke riafirmur mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.

Burimi ATSH

Rama në Samitin e NATO-s, pritet nga Erdoğan

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama mbërritën në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Turqisë, Recep…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Samitin e NATO-s, pritet nga Erdoğan

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama mbërritën në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Turqisë, Recep…