Kumbaro: Certifikohet brezi i dytë i drejtuesve të arsimit parashkollor, garanci për mirëqenien e fëmijëve

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 74 pjesëmarrësve në programin e trajnimit të detyrueshëm për drejtues të arsimit parashkollor.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 74 pjesëmarrësve në programin e trajnimit të detyrueshëm për drejtues të arsimit parashkollor.

Në fjalën e saj Kumbaro theksoi se nga 5 thirrjet që ka hapur ky institucion për drejtues të arsimit parashkollor, kemi 85 drejtues në detyrë dhe 53 aspirantë për pozicione drejtuese.

“Nuk imagjinohej dot në dhjetë vite të shkuara që për të drejtuar një kopsht, të bëhej një rrugëtim i tillë. Ju jeni prova më e mirë e besimit tek dija dhe fakti që jeni brezi i dytë i drejtuesve të certifikuar në arsimin parashkollor, do të thotë që kemi rritur standardet edhe garancinë për cilësinë në këtë nivel arsimi, i cili është themeli i brezit që po rritet. Në 439 kandidatë që kanë aplikuar dhe janë certifikuar me sukses 138 pjesëmarrës nga 36 Zyra Vendore Arsimore në të gjithë vendin. Nga këta, 85 janë drejtues në detyrë të institucioneve të arsimit parashkollor, ndërsa 53 janë kandidatë aspirantë për pozicione drejtuese”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro e vuri theksin tek Shkolla e Drejtorëve, institucion që në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim po konsolidon një histori suksesi duke integruar praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e zhvillimit të lidershipit arsimor dhe menaxhimit të institucioneve edukative.

“Shkolla e Drejtorëve e ngritur si një kërkesë e qeverisë shqiptare dhe një projekt i përbashkët me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, padiskutim është një tjetër histori suksesi në bashkëpunimin e gjatë në shumë sektorë që kemi së bashku. Unë dua të falënderoj gjithë ekipin, gjithë trajnuesit dhe gjithë të certifikuarit për punën, por mbi të gjitha për guximin”, tha Kumbaro.

Në këtë takim, u prezantuan edhe projektet më të mira të pjesëmarrësve që u certifikuan nga kjo thirrje.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…