Kumbaro: I gjithë procesi i Maturës Shtetërore u administrua me standarde të larta

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një mbledhje pune me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar, Drejtorive Rajonale të Arsimit, Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, për analizën e Maturës Shtetërore 2026.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një mbledhje pune me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar, Drejtorive Rajonale të Arsimit, Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, për analizën e Maturës Shtetërore 2026.

Kumbaro theksoi se rezultatet paraprake janë pozitive me më shumë maturantë që kaluan me sukses provimet falë një pune të gjatë përgatitore të nisur që në muajin dhjetor me testet model, testet provë dhe konsultimet me nxënësit.

Po ashtu, ministrja vlerësoi se kemi më shumë vlerësime maksimale dhe i gjithë procesi u administrua me standarde të larta, transparencë dhe korrektësi.

“Natyrisht, çdo proces ka edhe sfidat e tij. Përjashtimi i 31 maturantëve për shkelje të rregullores na rikujton se integriteti i provimeve është një parim mbi të cilin nuk bëjmë asnjë kompromis. Barazia dhe korrektësia për çdo maturant mbeten themeli i Maturës Shtetërore”, tha ajo.

Kumbaro falenderoi të gjithë drejtuesit, mësuesit administratorë, monitoruesit, vlerësuesit dhe institucionet për përkushtimin që bëri të mundur zhvillimin e një Mature Shtetërore të suksesshme.

Lexo më shumë nga

AdvanceGov 2026 në SHBA, AKSHI paraqet përvojën në transformimin digjital dhe përdorimin e IA-së

Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Romina Kostani mori pjesë si folëse në AdvanceGov 2026, organizuar…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kinë-Shqipëri, forum për bashkëpunim mediatik

Forumi u organizua nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri dhe Agjencia e Lajmeve Xinhua, me Argumentum.al si…