Ibrahimaj: Zgjerohet garancia sovrane, norma e interesit rreth 2% për bizneset

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se është miratuar zgjerimi i garancisë sovrane për mbështetjen e bizneseve, në kuadër të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se është miratuar zgjerimi i garancisë sovrane për mbështetjen e bizneseve, në kuadër të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Sipas saj, ky program do të jetë i aksesueshëm nga të gjitha bizneset në Shqipëri përmes sistemit bankar, duke nisur nga ky muaj, ndërsa norma e interesit e aplikuar përmes garancisë sovrane do të jetë mesatarisht rreth 2%.

“Ky është një instrument financiar jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë fazë të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, pasi bizneset kanë nevojë për më shumë mbështetje dhe akses në financim për të rritur investimet, produktivitetin dhe konkurrueshmërinë”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo theksoi se masa synon të lehtësojë aksesin në kredi dhe të forcojë kapacitetet e sipërmarrjeve shqiptare për t’u përafruar me standardet e Bashkimit Evropian.

Në të njëjtën mbledhje, sipas ministres, janë miratuar edhe tre projektligje që lidhen me Kapitullin 7 të negociatave me BE-në, për Pronësinë Industriale, përkatësisht projektligji për dizenjot, për treguesit gjeografikë dhe për të drejtat e autorit.

Ibrahimaj u shpreh se këto nisma ligjore përbëjnë hapa të rëndësishëm drejt përmbylljes së Kapitullit 7 brenda afateve të parashikuara në procesin e integrimit europian.

Burimi ATSH

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…