Stërvitja “Mburoja Ilire 50-26” në Pashaliman, Nufi: Forcat Speciale konfirmojnë nivel të lartë përgatitjeje

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi publikoi sot pamje nga kjo stërvite, e zhvilluar nga efektivët e Batalionit të Forcave Speciale (ROS) në Bazën Detare të Pashalimanit.


Regjimenti i Operacioneve Speciale zhvilloi stërvitjen fushore-ujore të koduar “Mburoja Ilire-26”, të ndarë sipas programit stërvitor të dy njësive elitare, Forcave Speciale dhe Komando, me fokus, testimin e aftësive operacionale në planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve speciale në mjedise ujore, nënujore, tokësore dhe ajrore, si dhe në rritjen e gadishmërisë operacionale për përmbushjen me sukses të misioneve dhe detyrave të ngarkuara.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi publikoi sot pamje nga kjo stërvite, e zhvilluar nga efektivët e Batalionit të Forcave Speciale (ROS) në Bazën Detare të Pashalimanit.

Nufi vlerësoi profesionalizmin dhe përgatitjen e efektivëve, duke theksuar se ata dëshmojnë nivel të lartë aftësish në përmbushjen me sukses të misioneve në mbrojtje të sigurisë dhe interesave kombëtare.

“Krenari për djemtë tanë, të cilët konfirmojnë nivelin e lartë të përgatitjes dhe aftësive në përmbushjen me sukses të misioneve në mbrojtje të sigurisë dhe interesave kombëtare”, shkruan Nufi.

Batalioni i Forcave Speciale është i mirëpajisur me mjete moderne dhe mbart me vete një eksperiencë në operacione ushtarake, jo vetëm brenda vendit tonë, por edhe në misionet e NATO-s, BE e Kombeve të Bashkuara jashtë vendit.

Burimi ATSH

Rama: Në 10 vite, shembëm kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 10 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi u shemb kulti 100-vjeçar i pandëshkueshmërisë.

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Në 10 vite, shembëm kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 10 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi u shemb kulti 100-vjeçar i pandëshkueshmërisë.