Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Delegacioni i përhershëm i Kuvendit pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës po merr pjesë në sesionin e verës të kësaj asambleje, i cili mbahet në Strasburg më 22-26 qershor 2026.


Delegacioni i përhershëm i Kuvendit pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës po merr pjesë në sesionin e verës të kësaj asambleje, i cili mbahet në Strasburg më 22-26 qershor 2026.

Kuvendi njofton se gjatë këtij sesioni do të diskutohen disa çështje të rëndësishme politike dhe të të drejtave të njeriut si: mbrojtja e demokracisë nga ndikimet dhe sfidat që sjell inteligjenca artificiale; demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit në Iran; funksionimi i institucioneve demokratike në Gjeorgji dhe Serbi; eliminimi i stereotipeve gjinore etj.

Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga Olta Xhaçka, kryetare e delegacionit dhe anëtaret Ogerta Manastirliu, Albana Vokshi dhe Iris Luarasi është përfshirë në punën sesionit duke marrë pjesë aktive në sesionin plenar dhe në mbledhjet e komiteteve të Asamblesë.

Ditën e djeshme, asambleja diskutoi raportin e bashkëraportuesve Victoria Tiblom dhe Yonuz Emre, mbi “Funksionimin e institucioneve demokratike në Serbi”.

Në fjalën e saj, kryetarja e delegacionit të Shqipërisë vlerësoi punën e bashkëraportuesve për Serbinë, por theksoi se disa çështje të rëndësishme si mbrojtja e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, sigurimi i llogaridhënies së plotë për sulmin në Banjskë të vitit 2023 dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës kërkojnë më shumë vëmendje.

Xhaçka nënvizoi se trajtimi i këtyre çështjeve është thelbësor për forcimin e të drejtave të njeriut, standardeve demokratike, sundimit të ligjit, besimit dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

“Në të njëjtën kohë, këto çështje nuk duhen konsideruar si çështje dypalëshe por si çështje që lidhen drejtpërdrejt me parimet, detyrimet dhe angazhimet e përbashkëta të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës”, përfundoi Xhaçka.

Burimi ATSH

Kallas vlerëson përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së: Janë pranë finishit, zgjerimi të bazohet në merita

Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kallas vlerëson përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së: Janë pranë finishit, zgjerimi të bazohet në merita

Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar…