Fluks i lartë në Rinas, 53 mijë pasagjerë kaluan aeroportin në 24 orë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po përjeton një nga periudhat më intensive të vitit, teksa fluksi i pasagjerëve vijon të rritet me ritmet e sezonit turistik veror.


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po përjeton një nga periudhat më intensive të vitit, teksa fluksi i pasagjerëve vijon të rritet me ritmet e sezonit turistik veror.

Dogana e Rinasit bëri të ditur sot se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 53 mijë pasagjerë në hyrje dhe dalje të vendit, një tregues i rritjes së lëvizjeve ajrore dhe i interesit në rritje për Shqipërinë si destinacion turistik.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat doganore në aeroport vijojnë të jenë të angazhuara në përpunimin e fluksit të lartë të udhëtarëve, duke garantuar kontrolle të shpejta dhe efikase, si dhe respektimin e standardeve të sigurisë dhe të shërbimit ndaj qytetarëve.

“Fluksi i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijon të rritet me ritmet e sezonit veror. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 53 mijë pasagjerë, ndërsa strukturat doganore vijojnë punën për garantimin e përpunimit efikas dhe shërbimit në standarde të larta”, thuhet në njoftimin e Doganës së Rinasit.

Institucionet e linjës kanë marrë masa organizative shtesë për menaxhimin e numrit në rritje të pasagjerëve, veçanërisht gjatë orareve me intensitet më të lartë fluturimesh.

Rritja e qarkullimit në aeroport vjen në një periudhë kur Shqipëria po regjistron një sezon të suksesshëm turistik, me shtim të numrit të vizitorëve të huaj dhe të udhëtimeve të shtetasve shqiptarë drejt destinacioneve ndërkombëtare. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet pika kryesore hyrëse e turistëve që vizitojnë vendin, duke shënuar nga viti në vit volume gjithnjë e më të larta pasagjerësh.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…