
“Kampusi i Aftësive”, hapësirë moderne që bashkon arsimin profesional me kurset afatshkurtra të formimit
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga projekt, që po merr jetë në zemër të Tiranës aty ku aktualisht ndodhet Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

Qendra e re Multifunksionale “Kampusi i Aftësive” në Tiranë është konceptuar si një hapësirë moderne që do të bashkojë arsimin profesional me kurset afatshkurtra të formimit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga projekt, që po merr jetë në zemër të Tiranës aty ku aktualisht ndodhet Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

Rama theksoi se Kampusi i Aftësive do t’u krijojë të rinjve dhe të rriturve mundësi për të mësuar një profesion dhe për t’u përgatitur për tregun e punës.
“3,000 të rinj dhe të rritur çdo vit do të kenë mundësinë të fitojnë aftësi të reja, të zhvillojnë njohuritë e tyre apo të rikualifikohen për mundësi të reja punësimi”, u shpreh Kryeministri.
Arsyeja e ndërtimit të një godine të re sipas dokumenteve të procedurës ka të bëjë me degradimin e godinës ekzistuese. Projekti parashikon një fond limit prej rreth 197 milionë lekë apo 1.8 milionë euro për ndërtimin e një objekti tërësisht të ri.
Burimi ATSH
















