Gonxhja: Kontrolle në plazhet publike të Durrësit, masa për shkeljet e konstatuara

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se, vijojnë inspektimet e vazhdueshme të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit përgjatë bregdetit të bashkisë Durrës.


Me nisjen e sezonit veror, kontrollet në zonat bregdetare janë intensifikuar për të garantuar përdorimin e rregullt të hapësirave publike dhe respektimin e standardeve të administrimit të plazheve.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “vijojnë inspektimet e vazhdueshme të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit përgjatë bregdetit të bashkisë Durrës, me fokus plazhet publike, duke ndërmarrë masa administrative ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar detyrimet dhe rregullat për administrimin e hapësirave bregdetare, me qëllim korrigjimin e menjëhershëm të shkeljeve të konstatuara dhe parandalimin e përsëritjes së tyre”.

Sipas tij, kontrolli kryhet në koordinim me njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Me këto kontrolle synohet një menaxhim më efikas i plazheve publike, garantim i aksesit të lirë për pushuesit dhe respektimin e standardeve të përcaktuara për sezonin veror.

AKB do të vijojë monitorimin përgjatë vijës bregdetare, me prioritet mbrojtjen e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët dhe turistët që zgjedhin bregdetin shqiptar gjatë muajve të verës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…