Ibrahimaj: Kapitali njerëzor, çelësi i zhvillimit ekonomik dhe konkurrueshmërisë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot gjatë Konferencës së 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, se zhvillimi i aftësive dhe kapitalit njerëzor është çelësi për transformimin ekonomik dhe integrimin europian të Shqipërisë.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot gjatë Konferencës së 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, se zhvillimi i aftësive dhe kapitalit njerëzor është çelësi për transformimin ekonomik dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Në aktivitet, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, si dhe përfaqësues të institucioneve vendase dhe partnerëve ndërkombëtarë, Ibrahimaj tha se konferenca zhvillohet në një moment vendimtar për ekonominë shqiptare, e cila po kalon një transformim të rëndësishëm strukturor, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt sektorëve me vlerë të shtuar, teknologjisë, inovacionit dhe shërbimeve të avancuara.

“Shqipëria sot nuk është më ekonomia e forcës së punës me kosto të ulët dhe as ajo e një sektori të vetëm. Ekonomia jonë po transformohet dhe bashkë me të duhet të transformohen edhe aftësitë që kërkon tregu i punës. Në këtë realitet të ri, politika e aftësive është njëkohësisht politikë ekonomike dhe një nga investimet më të rëndësishme që mund të bëjë një vend për të ardhmen e tij”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit ekonomike, ministrja nënvizoi se Shqipëria ka regjistruar rritje ekonomike mesatare prej rreth 4% në vit, ndërsa papunësia ka rënë në 8,3%, niveli më i ulët historik. Sipas saj, këta tregues dëshmojnë jo vetëm dinamizëm ekonomik, por edhe ndryshimin cilësor të modelit të zhvillimit të vendit.

Ajo theksoi se sektorë si turizmi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, energjia e rinovueshme, shërbimet profesionale dhe financiare po krijojnë kërkesa të reja për aftësi dhe profesionistë të kualifikuar.

“Investitorët nuk pyesin më vetëm për taksat, tokën apo infrastrukturën. Një nga pyetjet e para që bëjnë është nëse do të gjejnë njerëzit që u duhen. Pikërisht këtu fitohet ose humbet gara për investime. Kapitali njerëzor mbetet avantazhi më i qëndrueshëm konkurrues që një ekonomi mund të ndërtojë”, tha ministrja.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj prezantoi edhe rezultatet e reformave në arsimin dhe formimin profesional, duke theksuar se zhvillimi i aftësive është vendosur në qendër të Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2030.

Aktualisht, theksoi ajo, mbi 17 mijë të rinj ndjekin arsimin profesional në 31 shkolla publike në të gjithë vendin, ndërsa pjesëmarrja në arsimin profesional ka arritur në 19,4% të arsimit të mesëm, krahasuar me 12,7% në vitin 2013.

Punësueshmëria e të diplomuarve është rritur në 63%, nga 40% që ishte vetëm katër vite më parë.

Po ashtu, modeli i arsimit dual po zbatohet në 15 shkolla në bashkëpunim me 240 biznese partnere dhe do të zgjerohet më tej në vitet e ardhshme. Programi Kombëtar i Kodimit ka trajnuar mbi 2500 përfitues, ndërsa janë zhvilluar 154 kualifikime profesionale dhe janë realizuar investime në laboratorë modernë, mjedise digjitale dhe programe të lidhura me inteligjencën artificiale dhe ekonominë e gjelbër.

Ministrja njoftoi gjithashtu fillimin e zbatimit kombëtar të Garancisë Rinore, me synimin për të përfshirë 40 mijë të rinj deri në vitin 2032, si dhe zhvillimin e qendrave multifunksionale të aftësive, të cilat do të mbështesin të nxënit gjatë gjithë jetës.

Sipas saj, vizioni “Aftësi 2030” synon ndërtimin e një Shqipërie që konkurron përmes dijes, produktivitetit, teknologjisë dhe inovacionit.

“Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm nuk matet vetëm me përqindje rritjeje. Ai matet me mundësitë reale që u krijojmë njerëzve për të mësuar, për të punuar dhe për të ndërtuar jetën e tyre këtu, në Shqipëri. Investimi tek aftësitë është investim tek e ardhmja e vendit”, deklaroi Ibrahimaj.

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…