Xi Jinping dhe Peng Liyuan vizitojnë Kullën e Miqësisë Kinë-Kore e Veriut

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan, të cilët ndodhen në Korenë e Veriut për një vizitë shtetërore, vizituan Kullën e Miqësisë Kinë – Kore e Veriut.


Mëngjesin e 9 qershorit, Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan, të cilët ndodhen në Korenë e Veriut për një vizitë shtetërore, vizituan Kullën e Miqësisë Kinë – Kore e Veriut. Ata u shoqëruan nga Kim Jong Un, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut dhe Kryetar i Komisionit të Çështjeve Shtetërore, së bashku me bashkëshorten e tij Ri Sol Ju.

Rreth orës 10:40 të mëngjesit, banda ushtarake luajti himnet kombëtare të Kinës dhe Koresë së Veriut. Rojet e nderit çuan ngadalë një shportë me lule në podium, në shiritin e të cilës shkruhej “Lavdi të Përjetshme Dëshmorëve të Ushtrisë Vullnetare të Popullit Kinez”. Xi Jinping parakaloi ngadalë në podium dhe rregulloi shiritin e shportës me lule. Të gjithë të pranishmit mbajtën një moment heshtjeje për dëshmorët e Ushtrisë Vullnetare të Popullit Kinez. Pas kësaj, Xi Jinping dhe Kim Jong Un ndoqën paradën e rojes së nderit.

Foto nga Xinhua

Të shoqëruar nga Kim Jong Un dhe bashkëshortja, Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij hynë në Sallën Përkujtimore të Kullës së Miqësisë. Kim Jong Un e prezantoi Xi Jinpingun me materialet historike, fotografitë dhe pikturat me vaj të ekspozuara në Kullën e Miqësisë, të cilat përshkruajnë Ushtrinë Vullnetare të Popullit Kinez duke luftuar krah për krah me popullin koreanoverior, për të rindërtuar së bashku atdheun. Xi Jinping qëndroi në këmbë për një kohë të gjatë duke shqyrtuar me kujdes ekspozitat. Xi Jinping gjithashtu shqyrtoi me kujdes regjistrin e dëshmorëve të Ushtrisë Vullnetare dhe e prezantoi Kim Jong Un me detajet e ushtarëve vullnetarë të sakrifikuar.


Foto nga Xinhua

Xi Jinping dhe Kim Jong Un pohuan bashkarisht se vitet 1950 kur Kina dhe Koreja e Veriut luftuan së bashku, janë një kujtim historik i përjetshëm për të dyja palët. Gjithashtu, të dyja palët duhet të punojnë së bashku për të ruajtur objektet përkujtimore për dëshmorët e Ushtrisë Vullnetare të Popullit Kinez, në mënyrë që miqësia e madhe tradicionale midis Kinës dhe Koresë së Veriut të mund të kalohet brez pas brezi.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Hoxha në Budapest: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Budapest, ku u prit fillimisht…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Budapest: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Budapest, ku u prit fillimisht…