Gonxhja: Turizmi duhet të mbështetet nga investime afatgjata, situata aktuale rrezikon ekonominë shqiptare

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau shifrat e regjistruara nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, duke e cilësuar si një rekord, fluksin e 5 muajve të parë të vitit.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau shifrat e regjistruara nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, duke e cilësuar si një rekord, fluksin e 5 muajve të parë të vitit.

Duke iu referuar protestave në vend, Gonxhja thekson theksoi se kjo situatë rrezikon jo vetëm sektorin e turizmit, por tërë ekonominë në vend.

“Pas një 5-mujori rekord, ku më 30 maj u regjistrua fluksi më i lartë ditor i pasagjerëve deri tani, me 51.420 pasagjerë (PAX) dhe 293 lëvizje avionësh (ATM), duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të turizmit dhe pozicionimin e Shqipërisë si një nga destinacionet më tërheqëse në rajon”, shprehet ai.

Ministri vë në dukje se sivjet kapaciteti operacional i TIA, Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, mund të trajtojë në një orë piku deri 5200 pasagjerë, ndërkohë që në vitin 2019 përballonte vetëm 1181 pasagjerë në orë piku.

Kreu i MTKS-së e cilësoi këtë si një dëshmi e rritjes së investimit dhe eficiencës operacionale për një fluks gjithnjë e më të madh udhëtarësh.

Gonxhja nënvizon se “zhvillimi i turizmit duhet të vijojë të mbështetet nga investime të qëndrueshme dhe afatgjata, nga zgjerimi i kapaciteteve akomoduese, kur industria punon për struktura më moderne hoteliere e resorte turistike, së bashku me përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve, gjendemi papritur para një situate që rrezikon seriozisht jo vetëm sektorin, por tërë ekonominë shqiptare, që lokomotivë ka turizmin”.

Përfaqësuesve të industrisë së turizmit kanë shprehur shqetësimin lidhur me situatën e krijuar nga protestat në vend duke theksuar se “pasiguritë e krijuara nga zhvillimet e fundit kanë ndikuar edhe në numrin paketave turistike të shitura deri tani”.

“Klientët e tour-operatorëve botërorë janë të shqetësuar në një vend ku ka destabilizim. Normalisht gjithkush nuk e zgjedh destinacionin tënd për ta përdorur si një vend turistike”, është shprehur Enrik Mehmeti, kryetari i ATA.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…