Shqipëria ngjitet në vendin e 48-të për transparencën e shpenzimeve tatimore

Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm pozicionin e saj në renditjen e Global Tax Expenditures Transparency Index (GTETI v.2.1), një indeks ndërkombëtar që mat nivelin e transparencës dhe cilësinë e raportimit të shpenzimeve tatimore në vende të ndryshme të botës.


Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm pozicionin e saj në renditjen e Global Tax Expenditures Transparency Index (GTETI v.2.1), një indeks ndërkombëtar që mat nivelin e transparencës dhe cilësinë e raportimit të shpenzimeve tatimore në vende të ndryshme të botës.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se Shqipëria është renditur në vendin e 48-të ndër 116 vende të përfshira në vlerësim, me 51.73 pikë nga 100 të mundshme.

Sipas tij, ky rezultat përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me renditjen e mëparshme, ku Shqipëria pozicionohej në vendin e 74-t.

Malaj theksoi se progresi i arritur konfirmon angazhimin për forcimin e transparencës fiskale dhe përmirësimin e qeverisjes së financave publike.

Sipas Ministrisë së Financave, përmirësimi në indeks reflekton progresin e bërë në rritjen e transparencës fiskale, përmirësimin e raportimit të shpenzimeve tatimore, si dhe forcimin e menaxhimit të financave publike.

Global Tax Expenditures Transparency Index (GTETI) është një indeks ndërkombëtar që mat transparencën dhe cilësinë e raportimit të shpenzimeve tatimore (tax expenditures), si lehtësitë, përjashtimet apo incentivat tatimore që ndikojnë në të ardhurat e buxhetit të shtetit.

Indeksi vlerëson praktikat e vendeve në pesë dimensione kryesore: disponueshmërinë publike të informacionit, kuadri institucional, metodologjinë e raportimit, cilësinë e të dhënave përshkruese dhe vlerësimin e ndikimit ekonomik e fiskal të lehtësive tatimore.

Versioni i përditësuar GTETI v2.1, në Maj 2026, ka sjellë disa risi në vlerësim, me qëllim forcimin e koherencës së brendshme dhe qëndrueshmërisë së vlerësimeve.

Ky version solli kritere më të forta vlerësimi, me fokus te cilësia e raportimit; peshë më të madhe për analizën e ndikimit të përjashtimeve fiskale; standardizim më të lartë të metodologjisë, për krahasim më të drejtë mes vendeve; si dhe theks më të madh te transparenca publike dhe aksesueshmëria e informacionit. Këto ndryshime e bëjnë vlerësimin më rigoroz dhe rezultatin e Shqipërisë më domethënës në krahasim ndërkombëtar.

Ministria e Financave e konsideron këtë rezultat si një tregues pozitiv të reformave të ndërmarra në administrimin fiskal dhe në rritjen e standardeve të llogaridhënies publike.

Lexo më shumë nga

Hoxha takohet me ministren Meinl-Reisinger: Austria, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takohet me ministren Meinl-Reisinger: Austria, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger,…