QKB bashkëpunim InfoCamere në Itali për modernizimin e Regjistrit Tregtar

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe InfoCamere kanë dakordësuar hapat për thellimin e bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Regjistrit Tregtar Shqiptar dhe avancimit të shërbimeve digjitale për biznesin.


Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe InfoCamere kanë dakordësuar hapat për thellimin e bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Regjistrit Tregtar Shqiptar dhe avancimit të shërbimeve digjitale për biznesin.

Në kuadër të një vizite zyrtare pune të zhvilluar në Padova, delegacioni shqiptar i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i QKB-së, Etugert Llazi, zhvilloi takime me drejtues dhe ekspertë të InfoCamere, institucioni që administron sistemin italian të regjistrit tregtar dhe shërbimeve elektronike për biznesin.

Gjatë workshop-it të përbashkët, palët diskutuan implementimin e një sistemi modern regjistrimi dhe raportimi të bazuar në standardin ndërkombëtar XBRL, integrimin me sistemet ekzistuese dhe procesin e migrimit të të dhënave drejt platformës së re digjitale.

Bashkëpunimi synon rritjen e efikasitetit të shërbimeve ndaj biznesit, garantimin e transparencës dhe harmonizimin e mëtejshëm të sistemit shqiptar me standardet europiane të digjitalizimit.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua përputhshmërisë së sistemit të ri me direktivat e Bashkimit Evropian, mbrojtjes së të dhënave personale dhe ndërlidhjes me sistemin BRIS, që mundëson ndërveprimin me regjistrat europianë të biznesit.

Delegacioni shqiptar u njoh gjithashtu me modelin italian të regjistrit plotësisht digjital, përdorimin e identifikimit elektronik dhe nënshkrimit elektronik, si dhe standardet e sigurisë kibernetike dhe administrimit të infrastrukturës teknologjike.

Në kuadër të vizitës, përfaqësuesit e QKB-së zhvilluan edhe një vizitë në Data Center-in e InfoCamere, ku u prezantuan kapacitetet teknologjike dhe organizimi operacional për garantimin e vazhdimësisë së shërbimeve.

Takimet u zhvilluan në tre sesione të dedikuara për aspektet ligjore dhe rregullatore, aspektet teknike dhe IT, si dhe ndikimin ekonomik të reformimit të regjistrit tregtar.

Palët diskutuan gjithashtu modelin e qeverisjes së projektit, institucionet pjesëmarrëse dhe fazat e implementimit të sistemit të ri, i cili pritet të kontribuojë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e standardeve të transparencës dhe eficiencës në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takohet me ministren Meinl-Reisinger: Austria, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takohet me ministren Meinl-Reisinger: Austria, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger,…