Koçiu: Shqipëria Europiane histori suksesi, lexohet qartë në çdo tryezë të Brukselit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se “Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE që do të mbahet më 26 maj në Bruksel vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit”.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se “Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE që do të mbahet më 26 maj në Bruksel vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit”.

Në një reagim në rrjetet sociale lidhur me kalimin e raportit IBAR, Koçiu tha se “Shqipëria Europiane është një histori suksesi që e shkruajmë çdo ditë bashkë dhe që lexohet qartë në çdo tryezë të Brukselit”.

“Përballë çdo tentative për të nxirë imazhin e vendit, përballë çdo përpjekjeje politike për të baltosur arritjet tona të përbashkëta dhe për të bllokuar progresin, puna fiton gjithmonë, Shqipëria fiton gjithmonë”, tha Koçiu.

Zv/kryeministrja Koçiu u shpreh se “kjo është një ditë krenarie për çdo institucion, për skuadrën Shqipëria 2030 dhe për çdo shqiptar që beson se ky vend i ka të gjitha mundësitë për t’u ulur si i barabartë mes të barabartëve në familjen e madhe europiane”.

Vendet e Bashkimit Europian dhanë mesditën e djeshme dritën jeshile për miratimin e raportit të IBAR-it për Shqipërinë, duke shënuar kështu një hap shumë të rëndësishëm në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE cilësohet një nga momentet kyçe të procesit të zgjerimit, pasi i hap rrugë avancimit teknik dhe politik të negociatave dhe përshpejtimit të mbylljes së kapitujve negociues.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio: Eksplorojmë mundësi sesi mund të afrohemi me Japoninë

Kryeministri Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni, u mirëprit sot në një ceremoni të veçantë me…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio: Eksplorojmë mundësi sesi mund të afrohemi me Japoninë

Kryeministri Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni, u mirëprit sot në një ceremoni të veçantë me…