Shabani takim me të rinj romë dhe egjiptianë: Adresim shqetësimit për mundësi përgatitjeje profesionale

Në Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, Avokati i Popullit priti një grup të rinjsh nga pakicat rome dhe egjiptiane.


Në Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, Avokati i Popullit priti një grup të rinjsh nga pakicat rome dhe egjiptiane, në një bashkëbisedim të mundësuar me ndërmjetësimin e Komitetit të Pakicave Kombëtare dhe Qendrës së Trajnimit Profesional.

Gjatë këtij takimi, Avokati i Popullit, Endrit Shabani i nxiti të rinjtë që të sjellin çdo ankesë apo problematikë të tyre pranë këtij institucioni.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua shqetësimit të ngritur nga vetë pjesëmarrësit, të cilët kundërshtojnë barrierat dhe kushtëzimet aktuale ligjore që nuk i lejojnë të rinjtë pa arsimin bazë të përgatiten profesionalisht duke marrë një zanat.

Shabani u angazhua maksimalisht për të trajtuar me prioritet këtë çështje, duke theksuar diskriminim e dyfishtë me të cilin përballen shumë të rinj romë dhe egjiptianë: një herë duke mos iu garantuar të drejtën për arsim, dhe më pas duke mos iu lejuar një shans të dytë përmes barrierave si kriteret ligjore për kualifikimet profesionale.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të analizojë kuadrin ligjor, me bindjen se integrimi në tregun e punës përmes arsimit profesional është jetik për t’i garantuar çdo të riu mundësi progresi në ekonominë e dijes dhe të edukimit të vazhduar gjatë gjithë jetës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Pasqyra Albania, qytetarët do të ndjekin në kohë reale punën e shtetit

Kryeministri Edi Rama tha sot se qeveria ka përfunduar përgatitjet për vitin e dytë të mandatit, duke prezantuar disa prej…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Pasqyra Albania, qytetarët do të ndjekin në kohë reale punën e shtetit

Kryeministri Edi Rama tha sot se qeveria ka përfunduar përgatitjet për vitin e dytë të mandatit, duke prezantuar disa prej…