Gogu: Drejtësia duhet të ndihet nga qytetari, Gjykata e Lartë uli në 60% stokun në 5 vite

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë një konference për shtyp, paraqiti sot prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë një konference për shtyp, paraqiti sot prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për fazën aktuale të reformës në drejtësi.

Në deklaratën e tij, Gogu theksoi se sistemi i drejtësisë ka hyrë tashmë në “fazën e performancës”, ku qytetarët presin jo vetëm institucione të pavarura, por rezultate konkrete në jetën e tyre të përditshme.

“Pas një dekade ndërtimi institucional, drejtësia duhet të ndihet nga qytetari: te vendimi i arsyetuar në kohë, te aksesi në ndihmë juridike, te kontrata e ekzekutuar dhe te shteti që funksionon njësoj për të gjithë”, u shpreh Ministri.

Ministri prezantoi tre objektivat strategjike të mandatit të tij “forcimin e të drejtave të njeriut dhe garancive proceduriale; rritjen e aksesit në drejtësi; dhe rritjen e eficiencës së sistemit të drejtësisë”.

Në fokus të konferencës ishte edhe ecuria e Shqipërisë në Kapitullin 23 për integrimin europian. Ministri bëri të ditur se Ministria e Drejtësisë ka koordinuar mbi 70 institucione dhe mbi 190 ekspertë, duke dorëzuar mbi 8,000 faqe dokumentacion pranë Komisionit Europian.

Sa i përket backlog-ut gjyqësor, ministri theksoi se për herë të parë sistemi ndodhet në trajektore ulëse, ndërsa Gjykata e Lartë ka ulur stokun e çështjeve me 60% krahasuar me vitin 2020.

Në konferencë Gogu prezantoi gjithashtu disa ndër prioritetet ligjore të Ministrisë së Drejtësisë.

“Rishikimi i Kodit të Procedurës Penale; modernizimi i Kodit Penal; zgjerimi i skemës së Ndihmës Juridike Falas; si dhe digjitalizimi i shërbimeve të noterisë dhe përmbarimit”, tha ai.

Lidhur me sistemin penitenciar, ministri bëri të ditur se gjatë muajve të fundit janë zhvilluar rreth 450 kontrolle dhe 74 inspektime sigurie në institucionet e vuajtjes së dënimit, me fokus forcimin e disiplinës institucionale dhe sigurisë.

Në përfundim të konferencës, Gogu deklaroi “reforma ka bërë rrugë. Institucionet ekzistojnë. Tani duhet të ndihet, te vendimi i arsyetuar në kohë, te avokati i aksesuar, te aseti i konfiskuar, te qytetari që e njeh drejtësinë si shërbim dhe jo si fat”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takohet me ministren Meinl-Reisinger: Austria, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takohet me ministren Meinl-Reisinger: Austria, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger,…