Sigurimi si zgjidhje për mbulimin e fatkeqësive natyrore, AMF forum ndërkombëtar në Tiranë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi në Tiranë, Forumin Ndërkombëtar “Rreziku nga Fatkeqësitë Natyrore në Shqipëri dhe Sigurimi si një zgjidhje për mbulimin e tyre”, në bashkëpunim me AON Reinsurance dhe Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë.


Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi në Tiranë, Forumin Ndërkombëtar “Rreziku nga Fatkeqësitë Natyrore në Shqipëri dhe Sigurimi si një zgjidhje për mbulimin e tyre”, në bashkëpunim me AON Reinsurance dhe Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të institucioneve partnere europiane dhe ekspertëve ndërkombëtarë nga industria globale e sigurimeve dhe risigurimeve, forumi u konceptua si një platformë diskutimi teknik e bashkëpunimi institucional në kuadër të angazhimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në rritjen e qëndrueshmërisë dhe modernizimin e tregut të sigurimeve në vend.

Diskutimet u përqendruan në rolin e sigurimit në adresimin e kostove në rritje që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe ngjarjet ekstreme klimatike, duke bashkuar në një platformë të përbashkët ekspertizën ndërkombëtare, institucionet publike dhe industrinë e sigurimeve.

Forumi u hap nga drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Adela Xhemali. Fjalë përshëndetëse mbajtën gjithashtu edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi, si dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, të cilat theksuan rëndësinë e sektorit të sigurimeve në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e qëndrueshmërisë financiare.

Në fjalën e saj, Adela Xhemali evidentoi se gjatë dy dekadave të fundit, sektori i sigurimeve në Shqipëri është rritur, duke u shndërruar në një treg më të diversifikuar dhe më të zhvilluar.

“Sot, në tregun e sigurimeve ushtrojnë aktivitetin 13 shoqëri sigurimi, ndërsa vëllimi i primeve të shkruara bruto në vitin 2025 ka arritur në rreth 280 milionë euro. Dendësia e sigurimeve është rritur në 120 euro për frymë ndërkohë që niveli i penetrimit të tregut mbetet 1%”, nënvizoi ajo.

“Rreziku, në thelb, përjetohet nga njerëzit, u shpreh Xhemali, duke theksuar se sigurimi duhet kuptuar jo vetëm si një produkt financiar, por si një investim, një mekanizëm besimi, një premtim për rikuperim dhe një shtyllë kyçe e qëndrueshmërisë financiare”.

Duke folur për profilin e rrezikut të Shqipërisë, Xhemali nënvizoi se ndryshimet klimatike në nivel global po riformësojnë mjedisin ku jetojmë.

“Sot, profili i rrezikut në Shqipëri është gjithnjë e më kompleks, duke përfshirë tërmete, përmbytje, rrëshqitje toke dhe rreziqe të tjera të lidhura me klimën, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në komunitet, bujqësi, infrastrukturë, turizëm dhe financa publike”, theksoi ajo.

“Bashkëpunimi dhe koordinimi mbeten thelbësore për krijimin, zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të politikave rregullatore, që mundëson shpërndarjen e riskut në mënyrë të balancuar dhe të qëndrueshme ndërmjet familjeve, bizneseve, siguruesve, risiguruesve dhe qeverisë, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se asnjë aktor nuk mund të përballojë i vetëm këto rreziqe”, tha Xhemali.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se “është shumë e rëndësishme që të ngremë të gjithë mekanizmat e duhur, me qëllim që, aty ku mundemi, të parandalojmë dëmet, por mbi të gjitha, aty ku fatkeqësitë ndodhin, të mundohemi të jemi sa më të sigurt nga ana ekonomike dhe fiskale, me qëllim që ekonomia e vendit të ndikohet sa më pak nga këto fenomene, të cilat nuk janë në dorën tonë, pasi janë fatkeqësi natyrore”.

“Ne nuk duhet të përqendrohemi te politikat afatshkurtra apo afatmesme. Qeveritë duhet të përqendrohen te politikat afatgjata, të cilat ruajnë stabilitetin dhe sigurinë ekonomike, stabilitetin fiskal dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të vendit”, vuri në dukje ajo.

Milva Ekonomi, kryetare e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, theksoi se qëllimi duhet të jetë ndërtimi i një Shqipërie më të qëndrueshme, më të përgatitur dhe më të mbrojtur ndaj rreziqeve natyrore, ku qytetarët nuk mbeten vetëm përballë fatkeqësive, por ku shteti, tregu i sigurimeve dhe partnerët ndërkombëtarë bashkëpunojnë për të ndërtuar mekanizma realë mbrojtjeje dhe rikuperimi.

Jan Liska, drejtues i zyrës lokale të AON Reinsurance në Shqipëri, u shpreh se Shqipëria kombinon riskun e lartë nga tërmetet me një nivel të ulët penetrimi të sigurimit. “Edhe pse 95% e banesave nuk janë të siguruara, ekzistojnë mundësi për të rritur nivelin e penetrimit dhe për të siguruar që dëmet për qytetarët nga ngjarjet katastrofike të kompensohen, pa ndikuar në buxhetin e shtetit”, tha ai.

Panelistët e forumit ishin ekspertë të mirënjohur dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga institucione dhe organizata prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë AON, ANIA, ITAS, PADROM, Hannover Re, duke i dhënë forumit një dimension profesional dhe ndërkombëtar. Forumi u përshëndet gjithashtu përmes një videomesazhi nga Nicolas Jeanmart, drejtues i Sigurimeve Personale dhe të Përgjithshme në Insurance Europe, një prej organizatave më prestigjioze evropiane që përfaqëson industrinë e sigurimeve në nivel evropian

Diskutimet u përqendruan në strategjitë dhe politikat për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, modelet ndërkombëtare të sigurimit dhe risigurimit, produktet inovative specifike për mbrojtjen e individëve dhe bizneseve, si dhe mundësitë për zhvillimin e skemave të përshtatura me nevojat e Shqipërisë. Vëmendje e veçantë iu kushtua modeleve ndërkombëtare të partneritetit publik-privat dhe ndarjes së rrezikut midis familjeve, shoqërive të sigurimit, shtetit dhe tregjeve ndërkombëtare të risigurimit.

Forumi shërbeu si një platformë e rëndësishme për forcimin e dialogut mbi mekanizmat e qëndrueshëm të mbrojtjes financiare përmes skemave të sigurimit. Ai gjithashtu pasqyroi angazhimin e Autoritetit për zhvillimin e tregut të sigurimit, rritjen e ndërgjegjësimit mbi rrezikun nga katastrofat natyrore, si dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Gjithashtu, në Forum u prezantua edhe ekspozita fotografike “120 Vjet Përballë Natyrës”, me imazhe që dokumentojnë tërmetet, zjarret dhe përmbytjet në Shqipëri.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kuvendi miraton rezolutën për integrimin në BE me votat e mazhorancës dhe opozitës

Kuvendi miratoi sot me 114 vota pro dhe 1 abstenim projektrezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kuvendi miraton rezolutën për integrimin në BE me votat e mazhorancës dhe opozitës

Kuvendi miratoi sot me 114 vota pro dhe 1 abstenim projektrezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në…