Gogu: Reforma në drejtësi është sot infrastrukturë ekonomike për Shqipërinë europiane

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi sot në Kuvend se raportet ndërkombëtare për klimën e investimeve dhe progresin europian evidentojnë problematika reale, por konfirmojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur, me institucione më të qëndrueshme.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi sot në Kuvend se raportet ndërkombëtare për klimën e investimeve dhe progresin europian evidentojnë problematika reale, por konfirmojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur, me institucione më të qëndrueshme, ekonomi më të fortë dhe një reformë në drejtësi që nuk kthehet pas.

Gjatë diskutimit në mocionin me debat për klimën e investimeve dhe progresraportin e Komisionit Europian, Gogu theksoi se Investimet e Huaja Direkte në vitin 2024 arritën nivel rekord prej 1,71 miliardë dollarësh, ndërsa stoku total i investimeve është rritur me mbi 80% krahasuar me vitin 2018.

“Ekonomia nuk mat retorikën politike, mat sjelljen e kapitalit. Dhe kapitali ka folur qartë për Shqipërinë”, u shpreh ministri.

Sipas tij, investitorët kërkojnë mbi të gjitha stabilitet institucional, siguri juridike dhe parashikueshmëri, ndërsa reforma në drejtësi duhet parë tashmë jo vetëm si reformë politike apo kusht integrimi, por edhe si reformë ekonomike.

Gogu pranoi problematikat e sistemit gjyqësor, duke përmendur backlog-un, nevojën për më shumë eficiencë dhe standarde procedurale, por theksoi se “ka dallim mes një sistemi që ka probleme dhe një sistemi pa drejtim”.

Ai solli si shembull uljen me 24% të backlog-ut në Gjykatën e Lartë gjatë vitit të fundit dhe me afro 60% krahasuar me pesë vite më parë, si dhe masat për rritjen e kapaciteteve të sistemit gjyqësor me staf të ri dhe sisteme elektronike të menaxhimit të çështjeve.

Në fjalën e tij, Ministri i Drejtësisë u ndal edhe te garancitë procedurale dhe puna për Kodin e Ri Penal dhe Kodin e Ri të Procedurës Penale, duke theksuar bashkëpunimin me Këshillin e Europës për reduktimin e përdorimit të tepruar të paraburgimit dhe forcimin e proporcionalitetit procedural.

“Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon, por nga sa drejt procedon”, deklaroi Gogu.

Në fund të diskutimit, ministri kontrastoi “kulturën e stabilitetit institucional” me “krizën permanente politike”, duke theksuar se ekonomia moderne ndërtohet mbi besimin dhe jo mbi konfliktin e vazhdueshëm.

“Kapitali nuk investon aty ku ka më pak debat politik. Investon aty ku ka më shumë siguri për të nesërmen”, përfundoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kina, e gatshme të punojë me ShBA-në për të nxitur kthimin e statusit të ri të marrëdhënieve dypalëshe në veprime konkrete

Gjatë bisedimeve ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump, të dy palët arritën konsensus për…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kina, e gatshme të punojë me ShBA-në për të nxitur kthimin e statusit të ri të marrëdhënieve dypalëshe në veprime konkrete

Gjatë bisedimeve ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump, të dy palët arritën konsensus për…