Koçiu: Informacioni i besueshëm, shtyllë e vlerave europiane dhe misioni i ATSH-së

Ekspozita e përbashkët fotografike dhe dokumentare “ATSH – Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, e çelur në mjediset e Kalasë së Tiranës nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA)


Ekspozita e përbashkët fotografike dhe dokumentare “ATSH – Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, e çelur në mjediset e Kalasë së Tiranës nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA), sjell një pasqyrë të plotë të historisë së informacionit në Shqipëri, duke dokumentuar transformimin e lajmit si mjet komunikimi publik, si instrument institucional dhe si pjesë e kujtesës kombëtare.

Ekspozita përshkon më shumë se një shekull zhvillimesh, nga sallat e para të transmetimit në vitet ’20, te radiostacionet dhe gazetaria tradicionale, deri te epoka digjitale dhe transformimi teknologjik i medias moderne.

Ajo vendos në qendër rolin e ATSH-së si institucioni bazë i prodhimit dhe shpërndarjes së lajmit, si dhe lidhjen e ngushtë të informacionit me zhvillimet politike, sociale dhe kulturore në vend.

Në ceremoninë e hapjes, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vlerësoi ekspozitën si një nismë që ndërthur historinë me reflektimin mbi të ardhmen e informacionit, në një kohë kur dezinformimi dhe sfidat teknologjike po ndikojnë drejtpërdrejt hapësirën mediatike.

Koçiu u shpreh se ekspozita përkon simbolikisht me Ditën e Europës, duke theksuar se liria e medias, vërtetësia e informacionit dhe besueshmëria e burimeve zyrtare janë vlera themelore europiane.

“Liria e medias, vërtetësia e informacionit, besueshmëria e burimeve zyrtare, aftësia për të komunikuar qartë edhe saktë me qytetarët janë të pandara nga Europa. Janë koncepte në fakt që na bashkëshoqërojnë dhe janë boshti i vlerave të asaj shoqërie që ne aspirojmë”, u shpreh zv.kryeministrja.

Ajo nënvizoi se “nëse mendojmë që sot e kemi shkruar një histori mbi 100 vjeçare të ekzistencës së Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) besoj që në të ardhmen e afërt do të jetë edhe një stend tjetër e cila do tregojë historinë që po shkruajmë sot edhe në fakt besoj fort që ajo do të jetë historia më e rëndësishme”.

Ajo vlerësoi gjithashtu punën e ATSH-së dhe bashkëpunimin me DPA-në, duke theksuar se ekspozita krijon një hapësirë reflektimi mbi të shkuarën dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

“Duke i shkuar pra gjithë stendave kupton edhe si ka ndryshuar Shqipëria nga një vend shumë i izoluar, në një vend që sot për hir të vërtetës është bërë destinacion dhe atraksion për të gjithë turistët e huaj, gjë që na bën të ndihemi absolutisht krenarë”, tha zv.kryeministrja.

Koçiu nënvizoi se Shqipëria përballet sot me sfida të mëdha të informacionit, ku sipas Eurobarometrit, 73% e qytetarëve e perceptojnë dezinformimin si rrezik të përditshëm, ndërsa 86% e konsiderojnë atë kërcënim për demokracinë.

“Në epokën e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së avancuar, verifikimi i informacionit bëhet gjithnjë e më i vështirë. Pikërisht për këtë arsye, institucionet zyrtare me kredibilitet janë thelbësore për të garantuar informacion të besueshëm dhe të saktë”, u shpreh zv.kryeministrja Koçiu.

Më tej, Koçiu është shprehur se përmes teknologjisë e miratimit të ligjit për median audiovizive, mbetemi të angazhuar për të mbështetur një media të lirë, profesionale dhe transparente, duke shkruar së bashku kapitullin më të rëndësishëm të Shqipërisë europiane.

“Kaluam së fundi në parlament edhe ligjin më cilin të gjitha institucionet tona do duhet të punojnë në funksion të informacionit të saktë dhe të besueshëm”, tha ajo.

Zëvendëskryeministrja theksoi gjithashtu se mbështetja e qeverisë për forcimin e ATSH-së nuk do të mungojë, me synim konsolidimin e saj si institucion referues i informacionit të vërtetë.

“Ekspozita të bën të ndihesh mirë dhe të mendosh që potenciali është aty, institucioni është aty, historiku është aty, sfidat janë gjithashtu prezente. Po ndërkohë nga ana tjetër, mbështetja nga ana e qeverisë nuk do të mungojë për t’a ngritur institucionin në një nivel më të lartë. Unë besoj që është nga institucionet bazë dhe më të forta për të konsoliduar vërtetësinë e informacionit”, u shpreh zv.kryeministrja Albana Koçiu.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

9,7 milionë tonë prodhim bujqësor në 2025-ën, INSTAT: Perimet në rritje, në rënie drithërat dhe frutat

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat për prodhimin bujqësor në vitin 2025, ku fermerët shqiptarë kanë prodhuar…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

9,7 milionë tonë prodhim bujqësor në 2025-ën, INSTAT: Perimet në rritje, në rënie drithërat dhe frutat

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat për prodhimin bujqësor në vitin 2025, ku fermerët shqiptarë kanë prodhuar…