Nënshkruhet marrëveshja për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore


Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Kjo marrëveshje synon të transformojë institucionin përgjegjës për administrimin e provimeve kombëtare dhe shërbimeve të tjera kyçe arsimore në një institucion modern, autonom dhe të bazuar në standarde ndërkombëtare.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në prani të kryeministrit Edi Rama, Ministrja Mirela Kumbaro, Kryetari i Bordit të AADF-së Michael Granoff, si dhe ekspertë ndërkombëtarë nga Cambridge University Press & Assessment.

Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro theksoi se kjo nismë përfaqëson një qasje të re që synon të reformojë shërbimet duke i përshtatur ato me epokën digjitale në arsim.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në fjalën e rastit deklaroi se Qendra e Shërbimeve Arsimore në vend, do të futet në një fazë të re reformimi të shërbimeve dhe sistemeve, për t’ju përgjigjur ritmeve digjitale që dikton sot koha.

“Takohemi në një moment që vjen si nevojë e natyrshme për t’u zgjeruar dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm në kapacitete dhe organizim administrativ, por në një qasje të re që përtej mureve e sallave, reformon shërbimet dhe modernizon sistemet duke iu përgjigjur ritmeve që na dikton koha digjitale në arsim dhe çdo sektor tjetër. Për nga vëllimi i proceseve, që janë jo pak, por 158 mijë shërbime në vit të ofruara nga QSHA sot”, tha Kumbaro.

Sipas Kumbaros, krijimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, ligji për të cilën u miratua në Kuvend, do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe përafrimin e tyre me standardet ndërkombëtare.

“Për nga ndjeshmëria institucionale, përgjegjësia publike dhe nevoja për standardizim, gjurmueshmëri, transparencë e integritet, së bashku me zgjerimin e vazhdueshëm të portofolit të shërbimeve, na kërkon një sistem më të modernizuar, i cili i përgjigjet standardeve ndërkombëtare dhe nevojave të arsimit në vend, shërbim të cilin e kemi projektuar nën modelin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, ligjin për të cilin e miratuam në Kuvendin e Shqipërisë vetëm 2 javë më parë”, tha Kumbaro.

Duke vlerësuar punën e AADF në reformat arsimore në Shqipëri, Kumbaro u shpreh: “Këtë rrugëtim e kemi bërë bashkë me AADF, një nga partnerët më mbështetës të reformave në arsimin shqiptar prej vitit 2009, që nga programet e bursave, ngritja e institucioneve si Shkolla e Drejtorëve, diaspora akademike e plot projekte të tjera me fokus rritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, që e projektojnë Shqipërinë si një pol rajonal në këto fusha”.

Një rol të rëndësishëm në këtë transformim luan edhe bashkëpunimi me Qendrën e Vlerësimeve pranë Universitetit të Kembrixhit, e cila ka asistuar në analizimin e problematikave të sistemit, duke përfshirë cilësinë e testeve, përdorimin e të dhënave dhe standardet e administrimit të provimeve. Investimet në teknologji dhe logjistikë, përfshirë pajisjet moderne dhe sistemet e sigurisë, pritet të jenë pjesë integrale e infrastrukturës së re të agjencisë.

Marrëveshja e re hap një fazë të re bashkëpunimi, ku ekspertiza ndërkombëtare do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe optimizimin e proceseve, duke rritur besueshmërinë dhe cilësinë e sistemit të vlerësimit. Ky reformim i QSHA nuk synon vetëm ngritjen e një institucioni të ri, por realizimin e një misioni për garantimin e interesit publik dhe përmirësimin e shërbimeve arsimore.

Në aktivitet u prezantua gjithashtu projekti për ambientet e reja të AKSHA-së, një hapësirë moderne prej rreth 3,500 m², e projektuar për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare në administrimin e proceseve të testimit dhe vlerësimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Servet Pëllumbi, pikë referimi në historinë e Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në homazhet shtetërore që u zhvilluan në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës e…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Servet Pëllumbi, pikë referimi në historinë e Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në homazhet shtetërore që u zhvilluan në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës e…