Nufi mikpret delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey: Rikonfirmim i mbështetjes së qëndrueshme të SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays.

Takimi u zhvillua në kuadër të 25-vjetorit të partneritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey, një bashkëpunim dypalësh që ka filluar në vitin 2001 si pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program), i inicuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, ministri Nufi theksoi se, “në këtë vit jubilar të 25-vjetorit të partneritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey, veçojmë me krenari bashkëpunimin e shkëlqyer në drejtim të rritjes së profesionalizmit, modernizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të forcave tona”.

Përgjatë takimit të sotëm me delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey, të drejtuar nga Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays, rikonfirmova mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme të SHBA, si dhe gatishmërinë tonë për të thelluar më tej partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Marrë nga ATSH

Buxheti për Shëndetësinë 87,2 miliardë lekë, financim për rehabilitimin e mbi 20 spitaleve

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit 2027 deklaroi se shpenzimet për sektorin e shëndetësisë parashikohen në 87,2…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Buxheti për Shëndetësinë 87,2 miliardë lekë, financim për rehabilitimin e mbi 20 spitaleve

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit 2027 deklaroi se shpenzimet për sektorin e shëndetësisë parashikohen në 87,2…