
Studentët e drejtësisë takim me Avokatin e Popullit
Një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, zhvilluan një takim me Avokatin e Popullit, Endrit Shabani.

Një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, zhvilluan një takim me Avokatin e Popullit, Endri Shabani.
Në njoftimin e Avokatit të Popullit, thuhet se ky institucion kërkon që të rinjtë të jenë të parët që duhet të trokasin tek Avokati i Popullit për të kërkuar të drejtat e tyre, sepse ndryshimi fillon kur brezi i ri e njeh dhe e kërkon të drejtën e tij.
Gjatë një diskutimi të hapur, Avokati i Popullit Endrit Shabani ndau me ta hapat që po ndërmarrim për një institucion më modern, më të shpejtë dhe më pranë qytetarit.
“Pyetjet e tyre të mprehta mbi zbatimin e rekomandimeve dhe forcimin e rolit tonë, na dhanë besim se e ardhmja e mbrojtjes së të drejtave të njeriut është në duar të sigurta. Zyra jonë mbetet gjithmonë e hapur për ata që nuk heshtin përballë abuzimit”, tha Shabani.
Burimi ATSH



















