Gonxhja: Hapa për sezon turistik veror më të pastër

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se po ndërmerren hapat e duhur për të garantuar jo vetëm një sezon veror më të pastër.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se po ndërmerren hapat e duhur për të garantuar jo vetëm një sezon veror më të pastër.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në daljen pas mbledhjes së qeverisë lidhur me menaxhimin e mbetjeve dhe furnizimin me ujë, Gonxhja tha se ka pasur një riorganizim në nivel institucional dhe ka një ndarje të portofoleve. “Ministria e Mjedisit ka përsipër edhe gjithë problematikën sa i takon trajtimit të mbetjeve dhe pastrimit të vendit”, sqaroi ai.

“Ne jemi pjesë aktive e grupeve dhe taskforcës apo njësive që do të krijohen në nivel rajonal apo vendi nga Ministria e Mjedisit, e cila po ndërmerr hapat e duhur për të garantuar një sezon edhe më të pastër të sezonit veror, por edhe për gjithë vitin”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja bëri të ditur se Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka edhe një kontratë shtesë në ndihmë të bashkive Lezhë dhe Pogradecit, ku do të ketë një nivel edhe më të mirë pastrimi në disa prej pikave problematike në këto bashki.

Në përgjithësi, vijoi Gonxhja, në bashkitë bregdetare, por edhe në ato me liqene siç është rasti i Pogradecit do të kemi një sezon, por edhe një vit shumë më të pasur nga pikëpamja e mbulimit të shërbimit të pastrimit, por edhe trajtimit të mbetjeve.

Lidhur me furnizimin me ujë, Gonxhja tha se “ky është një problem që lidhet me bashkitë, por edhe me Agjencinë Kombëtare të Kanalizimit të Ujërave që është në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm sa i takon problematikave, kemi bërë takime të ndryshme me turoperatorë, menaxherë hotelesh, shoqatat hoteliere etj, ku kemi dëgjuar problematikat e tyre. Po mundohemi që të kemi një sezon sa më të mirë, situata është mjaft e mirë edhe pas ndërhyrjeve në infrastrukturat kryesore të kanalizimeve dhe kolektorëve në disa prej bashkive”, tha Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…