Gonxhja me operatorët turistikë: Saranda, potencial për të ofruar eksperienca unike në çdo stinë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me operatorët turistikë në Sarandë, në fokus të të cilit ishte turizmi gjithëvjetor, cilësor dhe i qëndrueshëm.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me operatorët turistikë në Sarandë, në fokus të të cilit ishte turizmi gjithëvjetor, cilësor dhe i qëndrueshëm.

Gjatë takimit, Gonxhja tha se “Saranda dhe gjithë Shqipëria kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ofruar eksperienca unike në çdo stinë, jo vetëm në muajt e verës”.

Ministri Gonxhja u shpreh se “po punojmë për më shumë standarde, më shumë mikpritje, më shumë bashkëpunim mes qyteteve dhe destinacioneve tona, që vizitorët të rikthehen sërish dhe të bëhen ambasadorët më të mirë të vendit tonë”.

“Synimi ynë është i qartë: jo vetëm turizëm me numra, por turizëm me vlerë, që sjell zhvillim për komunitetet dhe ekonomi për familjet shqiptare. Paralelisht, investimet në ekonominë blu, marina, lundrim, infrastrukturë dhe mjedis do ta bëjnë bregdetin tonë edhe më konkurrues”, theksoi Gonxhja.

Qyteti bregdetar i Sarandës ofron pafund eksperienca të mrekullueshme për çdo turist. E ndodhur në skajin më jugor të Shqipërisë, në gjirin me të njëjtin emër të detit Jon, Saranda me vendet e shumta unike, peizazhet dhe plazhet piktoreske tërheq mijëra vizitorë në çdo stinë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…