Gonxhja në Sarandë: Të bëhemi gati për flukse të reja turistike, alternativë qytetarëve me plazhe publike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit së bashku me kryetarin e bashkisë Sarandë, Olti Çaçi dhe deputetin e PS-së, Vasil Llajo, vizituan nga afër investimet e reja në hapësirat publike të plazhit, tashmë falas për qytetarët dhe pushuesit.


Qyteti bregdetar i Sarandës është gati për të çelur sezonin e ri turistik.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit së bashku me kryetarin e bashkisë Sarandë, Olti Çaçi dhe deputetin e PS-së, Vasil Llajo, vizituan nga afër investimet e reja në hapësirat publike të plazhit, tashmë falas për qytetarët dhe pushuesit.

Gonxhja tha se plazhet publike që ofrojnë shezlong dhe çadra falas shërbejnë si rregullator duke përmirësuar çmimet dhe zgjerimin e ofertës.

“Ne e dimë situatën në Lindjen e Mesme, e cila mund të ndikojë në udhëtime dhe disponibilitetin e linjave në shumë vende dhe ku shtetasit nga Shqipëria apo edhe nga vende të tjera planifikojnë t’i bëjnë pushimet nëpër botë. Ne duhet të bëhemi gati të përballojmë një fluks të ri të shqiptarëve që do të pushojnë në vend se do të kenë vështirësi për të prenotuar dhe të kemi gjithë fluksin e të huajve që do shkonin në Lindjen e Mesme dhe që do zgjedhin Shqipërinë”, theksoi Gonxhja.

Duke iu drejtuar kryebashkiakut Çaçi, ministri Gonxhja tha se janë mundësitë për zhvillimin e ekonomisë blu, që përfshin lundrimin privat dhe mund të ndërtohen mole turistike provizore.

“Janë shumë plazhe dhe aksesueshmëria është e vështirë nga toka, rrugës në Ksamil mund të bëjmë ca pontile të vogla ku pushuesit mund të aksesojnë përmes detit edhe plazhet edhe destinacionet turistike”, tha Çaçi.

Ndërsa duke folur për aksesin në plazhet publike, kryebashkiaku Çaçi tha se “këto plazhe na bëjnë të kemi një destinacion sa më të lirë dhe të konkurrueshëm. Kjo ndikon dhe për të ulur çmimet në përgjithësi në të gjithë plazhet e Sarandës duke qenë se u japim një alternativë të drejtpërdrejtë qytetarëve për të pasur akses në plazhet publike pa pagesë”.

Qyteti në jug të vendit mirëpret çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Me ujërat e kristalta, trashëgiminë historike dhe klimën mesdhetare, Saranda ofron një kombinim të përsosur për pushime relaksuese.

/Marrë nga ATSH

Ibrahimaj: Siguria juridike e pronës, thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e investimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, njëkohësisht Kryetare e Këshillit të Investimeve, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës së Këshillit të…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Siguria juridike e pronës, thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e investimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, njëkohësisht Kryetare e Këshillit të Investimeve, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës së Këshillit të…