Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), i organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.

Gjatë këtij takimi, sipas Konjufcës, u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar pranë rajonit dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai vlerësoi se ky angazhim është veçanërisht i rëndësishëm në një periudhë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal po bëhen gjithnjë e më të domosdoshëm.

Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike globale, si dhe ndikimi i tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Konjufca theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe forcimit të partneriteteve ndërmjet vendeve të rajonit, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e proceseve integruese. /KosovaPress/

Lexo më shumë nga

Salla: Bujqësia 10% më shumë financim në 2027-ën, prioritet fermerët dhe prodhimi vendas

Buxheti i vitit 2027 parashikon 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural, 10% më shumë krahasuar me vitin 2026.

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia