Jaupaj: Prezantojmë për herë të parë paketën e cilësisë së ajrit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj deklaroi sot se “për herë të parë po prezantohet e plotë paketa e cilësisë e ajrit dhe njëkohësisht po implementojmë në gjithë Shqipërinë rrjetin e stacioneve të monitorimit të ajrit”.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj deklaroi sot se “për herë të parë po prezantohet e plotë paketa e cilësisë e ajrit dhe njëkohësisht po implementojmë në gjithë Shqipërinë rrjetin e stacioneve të monitorimit të ajrit”.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Jaupaj theksoi se “gjithashtu po propozohen masa konkrete ku secila bashki, kryesisht ato bashki të cilat e kanë ndotjen më të lartë, këtu flasim për qytetet kryesore të Shqipërisë siç është Tirana, Elbasani, Durrësi, Vlora dhe Korça duhet të kenë plane konkrete bazuar tek tipologjitë që këto bashki kanë për të riparë dhe përmirësuar ato indikitaorë që duhen në lidhje me cilësinë e ajrit”.

Ministri Jaupaj u shpreh se “Ministria e Mjedisit ka angazhuar edhe buxhetin e saj këtë vit dhe në dy vitet në vijim për të plotësuar Shqipërinë me të gjithë pajisjet për monitorimin e cilësisë së ajrit”.

“Do të kemi një monitorim në kohë reale në mënyrë që të ketë stacione ajri. Ne kemi një grup stacionesh ato do të plotësohen me stacione të tjera kryesisht në zona që ne i konsiderojmë në vatra të një cilësie jo të duhur, në mënyrë që përmirësimi të vijë edhe nëpërmjet të dhënave ku përcaktohen grimcat dëmtuese dhe vërehet, i cili është ai sektor i ekonomisë ndikon më shumë në cilësinë e ajrit”, nënvizoi Jaupaj.

Ministri Jaupaj thekson se “nëpërmjet këtij lloj mekanizmi do adresojë këto problematika në ato sektorë të caktuar. Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha standardet që ne jemi konform BE-së sa i takon cilësisë së ajrit”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…